Kurti dhe Peci në Gjakovë për projektin e sistemit të ujitjes Radoniq-Dukagjin

Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti bashkë me ministrin e Bujqësisë, Faton Pecin, ishin sot në Gjakovë, në Lugbunar me rastin e nisjes së punimeve të projektit për modernizimin dhe përmirësimin e sistemit të ujitjes Radoniq-Dukagjin. Sipas shefit të qeverisë, projekti ka vlerë 9.15 milionë euro dhe është i financuar nga Komisioni Evropian dhe zbatohet nga

Nëntor 25, 2024 - 18:00
 0  5
Kurti dhe Peci në Gjakovë për projektin e sistemit të ujitjes Radoniq-Dukagjin
kurti-dhe-peci-ne-gjakove-per-projektin-e-sistemit-te-ujitjes-radoniq-dukagjin

kurti-dhe-peci-ne-gjakove-per-projektin-e-sistemit-te-ujitjes-radoniq-dukagjin

Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti bashkë me ministrin e Bujqësisë, Faton Pecin, ishin sot në Gjakovë, në Lugbunar me rastin e nisjes së punimeve të projektit për modernizimin dhe përmirësimin e sistemit të ujitjes Radoniq-Dukagjin.

Sipas shefit të qeverisë, projekti ka vlerë 9.15 milionë euro dhe është i financuar nga Komisioni Evropian dhe zbatohet nga Banka Botërore.

“Përmes tij, 11,750 hektarëve të tokës bujqësore u mundësohet efikasitet më i lartë i menaxhimit të ujit, si dhe do të funksionalizohet sistemi i ujitjes Dukagjini. Ky projekt është dëshmi e rezultat i raportit të shëndoshë me partnerët tanë pasi që vetëm gjatë qeverisjes sonë, në sektorin e bujqësisë vlera e mbështetjes nga partneritetet ndërkombëtare është 51 milionë euro. Kjo ka ndodhur edhe për faktin se ata e kanë parë vëmendjen që Qeveria jonë i ka dhënë bujqësisë. E konfirmimi më i mirë nga ne u bë së fundi me buxhetin për vitin 2025 të cilin e miratuam në Kuvend javën që shkoi, ku për fushën e bujqësisë kemi paraparë 90 milionë euro e që së bashku me projektet e financuara nga partnerët ndërkombëtarë kjo shifër e tejkalon vlerën e 100 milionë euro. Ky është viti i dytë me radhë që bujqësia do të ketë buxhet vjetor mbi 100 milionë euro, ashtu edhe siç jemi zotuar”, ka shkruar Kurti në Facebook.

Më tej, kryeministri tha se u është mirënjohës partnerëve ndërkombëtarë për mbështetjen edhe bashkëpunimin.