Murtezaj: FMN e përgëzoi ATK-në për rezultatet, premton mbështetje

Drejtori i Përgjithshëm i Administratës Tatimore të Kosovës, Ilir Murtezaj së bashku me bashkëpunëtorë ka pritur në takimin përmbyllës përfaqësuesit e Fondit Monetar Ndërkombëtar, Frank van Brunschot dhe Jim Sorensen. “Përfaqësuesit e FMN-së në këtë takim kanë vlerësuar lartë progresin e arritur të Administratës Tatimore, ku ndër të tjera është vendosur theksi në rezultatet e

Nëntor 25, 2024 - 18:00
 0  6
Murtezaj: FMN e përgëzoi ATK-në për rezultatet, premton mbështetje
murtezaj:-fmn-e-pergezoi-atk-ne-per-rezultatet,-premton-mbeshtetje

murtezaj:-fmn-e-pergezoi-atk-ne-per-rezultatet,-premton-mbeshtetje

Drejtori i Përgjithshëm i Administratës Tatimore të Kosovës, Ilir Murtezaj së bashku me bashkëpunëtorë ka pritur në takimin përmbyllës përfaqësuesit e Fondit Monetar Ndërkombëtar, Frank van Brunschot dhe Jim Sorensen.

“Përfaqësuesit e FMN-së në këtë takim kanë vlerësuar lartë progresin e arritur të Administratës Tatimore, ku ndër të tjera është vendosur theksi në rezultatet e anketës ndërkombëtare ISORA, sipas së cilës ATK-ja në 7 nga 8 indikatorët janë më lartë se vendet në zhvillim, si dhe në 5 nga 8 indikatorët janë mbi mesataren e vendeve të zhvilluara”, thuhet në njoftimin e zyrës për informim të ATK-së.

Në këtë njoftim për media, tutje thuhet se, sipas Fondit Monetar Ndërkombëtar, ATK ka bërë përparim të dukshëm në krijimin e një sistemi tatimor funksional, në ndërtimin e kapaciteteve institucionale dhe në forcimin e planifikimit strategjik, menaxhimin e rrezikut të përmbushjes dhe funksionet themelore të Administratës Tatimore. Mbledhja e të hyrave si në vlerë e poashtu edhe si përqindje të BPV-së, tregon një trend të vazhdueshëm të rritjes.

“Administrata Tatimore është e përkushtuar në rrugën drejt përmirësimit të vazhdueshëm, në bashkëpunim me partnerët e saj ndërkombëtar për arritjen e misionit për një administratë tatimore moderne, e bazuar në rrezik, e drejtuar nga të dhënat dhe e fokusuar tek tatimpaguesit”, thuhet tutje në njoftim.

Drejtori i Administratës Tatimore tha se ky vlerësim nga FMN është dëshmi e angazhimit për një administratë transparente, të drejtë dhe efikase. Ai siguroi FMN-në se ATK do të vazhdojë të punojë me përkushtim për të përmbushur pritshmërinë e tatimpaguesve dhe për të kontribuar në zhvillimin ekonomik të vendit.

“Përfaqësuesit e FMN-së përgëzuan ATK-në për angazhimin dhe rezultatet konkrete të arritura, duke nënvizuar rëndësinë e një administrate tatimore efektive në zhvillimin ekonomik të vendit. Ata shprehën gatishmërinë për të vazhduar mbështetjen në fushat kyçe. Në të njëjtën kohë kanë këshilluar ATK-në për reformat e ardhshme dhe përgatitjen e një plani për zhvillimin e kapaciteteve për zbatimin e reformave në vitin 2025”, thuhet në njoftimin e ATK-së.