Kurti dyshon që i ka votat për qeveri vetëm, sulmon analistët
Në një familja kaçanikase ku po diskutonte në odë, Kryetari i Vetëvendosjes, Albin Kurti, shprehu dyshime e rezerva rreth asaj nëse i arrin votat për të bërë vetëm qeveri, ndërsa u lëshua në sulme ndaj analistëve televizivë. “Që s’e mbërrin na, këta kan m’u bo si te Avdullah Hoti edhe një herë bashkë, mundem m’u


Në një familja kaçanikase ku po diskutonte në odë, Kryetari i Vetëvendosjes, Albin Kurti, shprehu dyshime e rezerva rreth asaj nëse i arrin votat për të bërë vetëm qeveri, ndërsa u lëshua në sulme ndaj analistëve televizivë.
“Që s’e mbërrin na, këta kan m’u bo si te Avdullah Hoti edhe një herë bashkë, mundem m’u bë. E masnej sa e mbajnë, ta kqyrim.
Po tash duhet me kuptu, krejt këta analista nëpër studio e kanë rrogën shumëfish më të madhe se ministrat e mi. Analistat për ni javë t’i marrin sa këta (ministrat)”, tha Kurti në Kaçanik.
Kujtojmë se në ligjërim publik Vetëvendosja pretendon se veçse i ka 500 mijë votë; shifër kjo të cilën e ka edhe kërkesë e sllogan zgjedhor.