Kurti e Çeku i gëzohen suksesit të dokumentarit “Si e verdhë e sëmurë”

Kosova ka shënuar një arritje të madhe në skenën ndërkombëtare të kinemasë, me filmin “Si e verdhë e sëmurë” të regjisores Norika Sefa, që fitoi çmimin për dokumentarin më të mirë të shkurtër në Festivalin e Filmit të Sarajevës. Ky sukses i ka gëzuar edhe kryeministrin, Albin Kurti dhe ministrit të Kulturës, Hajrulla Çeku. Kryeministri […]

gusht 24, 2024 - 14:00
 0  6
Kurti e Çeku i gëzohen suksesit të dokumentarit “Si e verdhë e sëmurë”
kurti-e-ceku-i-gezohen-suksesit-te-dokumentarit-“si-e-verdhe-e-semure”

kurti-e-ceku-i-gezohen-suksesit-te-dokumentarit-“si-e-verdhe-e-semure”

Kosova ka shënuar një arritje të madhe në skenën ndërkombëtare të kinemasë, me filmin “Si e verdhë e sëmurë” të regjisores Norika Sefa, që fitoi çmimin për dokumentarin më të mirë të shkurtër në Festivalin e Filmit të Sarajevës.

Ky sukses i ka gëzuar edhe kryeministrin, Albin Kurti dhe ministrit të Kulturës, Hajrulla Çeku.

Kryeministri Albin Kurti ndau emocionet e tij në një postim emocionues në Facebook, duke shprehur krenarinë për suksesin e Norika Sefës dhe ekipit të saj.

“Norika Sefa me filmin “Like a Sick Yelloë” fiton çmimin e dokumentarit më të mirë të shkurtë në Festivalin e Filmit të Sarajevës! Në mesin e 21 filmave të një konkurrence të lartë dhe me një juri diverse e tejet kredibile, filmi i Norikës triumfoi me tregimin që rrjedh nga arkivat filmike të familjes së saj të ndërlidhura për të zbërthyer një kohë dhe një vend që flet sa për një popull dhe një epokë. Urime Norikës dhe gjithë ekipit të prodhimit për këtë çmim kulmor dhe fitore shumë domethënëse”, ka shkrur ai.

Ministri i Kulturës, Hajrulla Çeku, ka përgëzuar për suksesin e filmit dhe punën e ekipit përmes një postimi të tij.

“Një sukses i radhës në kinematografinë tonë. Pas fitoreve të njëpasnjëshme, filmi “Si e verdhë e sëmurë” nga Norika Sefa fiton edhe çmimin dokumentari më i mirë i shkurtë në Festivalin e Filmit të Sarajevës. Edhe një arritje tjetër që shpërfaq potencialin e jashtëzakonshëm që ka vendi ynë. Urime Norikës dhe gjithë ekipit, po ashtu Qendrës Kinematografike të Kosovës që ka mbështetur realizimin e këtij filmi”, ka shkruar Çeku.

Ministri Çeku nënvizoi rëndësinë e vazhdueshme të mbështetjes institucionale për kinematografinë kosovare dhe vlerësoi kontributin e Qendrës Kinematografike të Kosovës në këtë sukses.