Katër të arrestuar në rajonin e Strugës dhe të Gostivarit, të dyshuar për veprimtari terro*riste

Policia maqedonase njoftoi se arrestoi katër persona të dyshuar për veprimtari terroriste. Arrestimet u bënë në rajonin e Strugës dhe të Gostivarit. Ministri i Punëve të Brendshme, Pançe Toshkovski tha se “shërbime të huaja” ndihmuan me dhënien e informacioneve për aktivitetin e grupit, i cili ka qenë për një kohë më të gjatë nën vëzhgimin

dhjetor 16, 2024 - 19:00
 0  7
Katër të arrestuar në rajonin e Strugës dhe të Gostivarit, të dyshuar për veprimtari terro*riste
kater-te-arrestuar-ne-rajonin-e-struges-dhe-te-gostivarit,-te-dyshuar-per-veprimtari-terro*riste

kater-te-arrestuar-ne-rajonin-e-struges-dhe-te-gostivarit,-te-dyshuar-per-veprimtari-terro*riste

Policia maqedonase njoftoi se arrestoi katër persona të dyshuar për veprimtari terroriste. Arrestimet u bënë në rajonin e Strugës dhe të Gostivarit.

Ministri i Punëve të Brendshme, Pançe Toshkovski tha se “shërbime të huaja” ndihmuan me dhënien e informacioneve për aktivitetin e grupit, i cili ka qenë për një kohë më të gjatë nën vëzhgimin e autoriteteve policore.

Sipas ministrit, personat e dyshuar për lidhje me organizatën terroriste ISIS synonin të blinin armë, municione dhe mjete shpërthyese.

“Bëhet fjalë për një celulë e cila përpiqej të rekrutonte shtetas të tjerë të Maqedonisë së Veriut, ndërsa kishte vendosur kontakte me grupe ekstremiste jashtë vendit”, tha zoti Toshkovski.

Autoritetet nuk kanë dhënë shumë informaciome rreth tij grupi, ndërsa Agjencia për Sigurinë Kombëtare dhe ministri Toshkovski pohojnë se ekzistonin mjaft dëshmi të mbështetura tek dyshimet se personat vepronin “për organizimin e ngjarjeve të padëshiruara në të ardhmen të cilat do të mund ta rrezikonin sigurinë e vendit por dhe të shteteve të tjera”.

Ministri tha se gjatë kontrolleve ishin gjetur materiale të shkruara në gjuhën arabe dhe shqipe, që lë të kuptohet se bëhej fjalë për pjesëtarë të komunitetit shqiptar.

Megjithatë, autoritetet e rendit thonë se të akuzuarit nuk janë pjesëtarë të kthyer nga zonat e konfliktit në Lindjen e Mesme. /VOA