Kurti: Historia e trashëgimia e luftës kanë nevojë për t’u studiuar, hulumtuar e shkencëruar
Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti mori pjesë në konferencën shkencore për 25-vjetorin e ndërhyrjes së NATO-s dhe Çlirimit të Kosovës, duke thënë se historia dhe trashëgimia e luftës në Kosovë kanë shumë nevojë për t’u studiuar, hulumtuar dhe siç tha ai, për t’u shkencëruar. Kurti u shpreh se lemi nevojë për shumë studime shkencore dhe […]
Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti mori pjesë në konferencën shkencore për 25-vjetorin e ndërhyrjes së NATO-s dhe Çlirimit të Kosovës, duke thënë se historia dhe trashëgimia e luftës në Kosovë kanë shumë nevojë për t’u studiuar, hulumtuar dhe siç tha ai, për t’u shkencëruar.
Kurti u shpreh se lemi nevojë për shumë studime shkencore dhe për botime akademike, siç tha ai, për gjithë çfarë ka ndodhur gjatë gjithë luftës në vendin tonë.
“Tani që po bëhen 25 vjet nga lufta e Kosovës, kur një brez i tërë i lindur pas luftës është rritur dhe maturuar, është koha e duhur që diskutimet dhe debatet tona, hulumtimet dhe studimet tona, shkrimet dhe botimet tona të shkojnë secilën herë e më shumë duke u bërë më akademike dhe më shkencore, më konceptuale dhe më teoritizuese”.
“Historia dhe trashëgimia e luftës në Kosovë kanë aq shumë nevojë për t’u studiuar, hulumtuar dhe për t’u shkencëruar, ngase ne si shoqëri dhe si shteti kemi nevojë për diskurse të mirëfillta shkencore dhe për narracione sa më të plota dhe të vërteta historike për luftën tonë”.
“Kemi nevojë për shumë studim e shkencore dhe gjithashtu për botime akademike për gjithë çfarë ka ndodhur gjatë gjithë luftës në vendin tonë, për viktimat e luftës, për luftëtarët e lirisë, për dëmet e luftës, për kujtesën kolektive të luftës, për gjykimet për krimet e luftës, për masakrat dhe gjenocidit, pastaj për hyrjen e papritur të ushtarëve rus më 11 qershor 1999 në Aeroportin Ndërkombëtar të Prishtinës dhe largimin e tyre në vitin 2003, për intervetimet ushtarake, humanitare dhe për mësimet prej tyre, si në histori, ashtu edhe në ushtri e në diplomaci”, u shpreh Kurti.