Kurti përkujton nanën Pashkë: Peshon rëndë sa dhembja e nënës
Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, ka përkujtuar në përvjetorin e vdekjes së saj, nënën Pashkë. Kurti ka thënë se bijtë e saj, Gjovali dhe Milani, bashkë më 374 civilë shqiptarë të paarmatosur dhe të pafajshëm u vranë dhe u zhdukën nga forcat e armatosura të Serbisë më 27 prill 1999. “Bijtë e saj, Gjovalin dhe […]
Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, ka përkujtuar në përvjetorin e vdekjes së saj, nënën Pashkë.
Kurti ka thënë se bijtë e saj, Gjovali dhe Milani, bashkë më 374 civilë shqiptarë të paarmatosur dhe të pafajshëm u vranë dhe u zhdukën nga forcat e armatosura të Serbisë më 27 prill 1999.
“Bijtë e saj, Gjovalin dhe Milan Markaj, bashkë më 374 civilë shqiptarë të paarmatosur dhe të pafajshëm u rrëmbyen, u vranë dhe u zhdukën nga forcat e armatosura të Serbisë më 27 prill 1999, në Masakrën e Mejës dhe Korenicës. Deri në vitin 2003 ishin të zhdukur. Ata u gjetën në varrezën masive në Batajnicë të Serbisë“, ka shkruar ai në Facebook.
Kurti tutje ka përmendur edhe historinë e nënës Pashkë, e cila tre ditë pas ceremonisë mortore të rivarrosjes, ajo ia vuri vetës flakën si simbol i dhimbjes.