Kurti: Po angazhohemi për të rritur breza të shëndoshë e të edukuar

Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, ka thënë se po angazhohet për të krijuar kushte sa më të mira për fëmijët dhe të rinjtë. Ai tha se përpjekejt e tyre janë maksimale për të rritur breza të shëndoshë e të edukuar. Në takimin e Komitetit Ndërministror për të Drejtat e Fëmijëve, Kurti ka përmendur disa nga

Nëntor 20, 2024 - 11:00
 0  6
Kurti: Po angazhohemi për të rritur breza të shëndoshë e të edukuar
kurti:-po-angazhohemi-per-te-rritur-breza-te-shendoshe-e-te-edukuar

kurti:-po-angazhohemi-per-te-rritur-breza-te-shendoshe-e-te-edukuar

Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, ka thënë se po angazhohet për të krijuar kushte sa më të mira për fëmijët dhe të rinjtë.

Ai tha se përpjekejt e tyre janë maksimale për të rritur breza të shëndoshë e të edukuar.

Në takimin e Komitetit Ndërministror për të Drejtat e Fëmijëve, Kurti ka përmendur disa nga veprimet që ka bërë qeveria që kanë të bëjnë me fëmijët dhe familjen.

“Investimi për fëmijët është rruga e duhur për të ardhmen e qëndrueshme. Fëmijët janë themelet e jetës, andaj përpjekjet tona janë maksimale e angazhimi kuptimplotë për të rritur breza të shëndoshë e të edukuar. Kemi bërë politika të reja për fëmijët e familjen. Kemi ndarë për herë të parë shtesa për fëmijën dhe lehonat, ku kemi rritur shtesat. Me Ligjin e ri për shërbimet sociale dhe familjare për herët të parë po e mundësojmë strehimin për fëmijë e të rinj deri në moshën 26-vjecare”, ka thënë Kurti në këtë takim.

Ai ka përmendur investimet në shëndetësi, arsim etj.