Kurti pret Prattipatin, flasin për “hapat drejt formimit të institucioneve”

Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, është takuar me të Ngarkuarën me Punë në ambasadën e SHBA’së në Kosovë, Anu Prattipati. ZKM njofton se Kurti e Prattipati kanë diskutuar për zgjedhjet e9 shkurtit, përmbylljen e këtij procesi dhe hapat për formimin e institucioneve në legjislaturën e nëntë. Kurti ka thënë se Qeveria po vazhdon punën e

shkurt 27, 2025 - 19:00
 0  4
Kurti pret Prattipatin, flasin për “hapat drejt formimit të institucioneve”
kurti-pret-prattipatin,-flasin-per-“hapat-drejt-formimit-te-institucioneve”

kurti-pret-prattipatin,-flasin-per-“hapat-drejt-formimit-te-institucioneve”

Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, është takuar me të Ngarkuarën me Punë në ambasadën e SHBA’së në Kosovë, Anu Prattipati.

ZKM njofton se Kurti e Prattipati kanë diskutuar për zgjedhjet e9 shkurtit, përmbylljen e këtij procesi dhe hapat për formimin e institucioneve në legjislaturën e nëntë.

Kurti ka thënë se Qeveria po vazhdon punën e saj.

“Në këtë takim, kryeministri Kurti dhe e ngarkuara me punë, Prattipati diskutuan për zhvillimet e fundit në vend, me theks te mbarëvajtja e zgjedhjeve të 9 shkurtit, përmbyllja e procesit zgjedhor dhe hapat drejt formimit të institucioneve në legjislaturën e 9-të. Teksa presim përfundimin e numërimit të votave dhe certifikimit të rezultatit zgjedhor nga Komisioni Qendror i Zgjedhjeve, kryeministri u shpreh se qeveria po vazhdon punën e saj të përditshme në përmbushjen e detyrave e përgjegjësive dhe shërbimin ndaj të gjithë qytetarëve, pa dallim.”

Kurti e ka falënderuar Prattipatin “për kontributin e madh dhe mbështetjen e vazhdueshëm të Shteteve të Bashkuara të Amerikës ndaj Kosovës”.