Kurti s’paraqitet me kohë në PSRK si dëshmitar, akoma nuk dihet se a do t’i përgjigjet thirrjes
Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, ende nuk paraqitur në Prokurorinë Speciale, në të cilën ishte i ftuar në 09:30 në cilësinë e dëshmitarit. Ndonëse vetë kryeministri Kurti nuk e ka komentuar këtë thirrje, zëdhënësi i Qeverisë së Kosovës Përparim Kryeziu, ka shkruar në Facebook se përmes kësaj ftese po tentohet ndikimi në rezultatin e zgjedhjeve


Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, ende nuk paraqitur në Prokurorinë Speciale, në të cilën ishte i ftuar në 09:30 në cilësinë e dëshmitarit.
Ndonëse vetë kryeministri Kurti nuk e ka komentuar këtë thirrje, zëdhënësi i Qeverisë së Kosovës Përparim Kryeziu, ka shkruar në Facebook se përmes kësaj ftese po tentohet ndikimi në rezultatin e zgjedhjeve të vitit 2025.
“Në zgjedhjet e kaluara kishte një vendim gjyqësor i cili ia kishte pamundësuar kandidimin në garën zgjedhore të 14 shkurtit 2021, kurse tash përmes kësaj ftese po tentohet ndikimi në rezultatin e zgjedhjeve të 2025. Qëllimi mbetet i njëjtë. Metoda ka ndryshuar. Kjo është ndërhyrje e sistemit të drejtësisë në proces zgjedhor”, kishte shkruar Kryeziu në rrjetin social Facebook.