Kush ishte Eliot Engel: Kongresisti që mbështeti fuqimisht Kosovën dhe çështjen shqiptare, ja intervista e veçantë e tij për “INA”
Më 10 prill 2026, shqiptarët në mbarë botën po vajtojnë humbjen e një miku të vërtetë dhe avokati të palodhur i çështjes shqiptare në Washington. Ish-kongresmeni amerikan Eliot Engel, i cili vdiq në moshën 79 vjeç, qëndroi si një nga kampionët më të palëkundur të kauzës shqiptare për më shumë se tre dekada. Nga rrugët […]
Më 10 prill 2026, shqiptarët në mbarë botën po vajtojnë humbjen e një miku të vërtetë dhe avokati të palodhur i çështjes shqiptare në Washington.
Ish-kongresmeni amerikan Eliot Engel, i cili vdiq në moshën 79 vjeç, qëndroi si një nga kampionët më të palëkundur të kauzës shqiptare për më shumë se tre dekada. Nga rrugët e Bronx-it – qëndra e një komuniteti të gjallë shqiptaro-amerikan deri në Capitol Hill – Kongresin dhe rënien e komunizmit në Shqipëri, lirinë e pavarësinë e Kosovës, çështjen e Çamërisë, liritë e të drejtat e njeriut në Luginën e Preshevës, shqiptarve në Mal té zi, e në Maqedoni, Eliot Engel nuk u lëkund kurrë në angazhimin e tij .
I lindur në vitin 1947 në New York City, Engel përfaqësoi Distriktin e 16-të Kongresit në New York-nga viti 1989 deri në vitin 2021.
Lidhja e tij e thellë me çështjet shqiptare filloi në fillim të viteve 1990, i frymëzuar nga zgjedhësit në Bronx. Kur pak njerëz në Uashington i kushtuan vëmendje, Engel u bë një nga zërat e parë që ngriti alarme për shtypjen e shqiptarëve etnikë në Kosovë nën Slobodan Millosheviqin.
Në vitin 1996, gazeta The Washington Post vuri në dukje se kauza e Kosovës “është mbajtur gjallë në Uashington nga një grup i vogël kongresmenësh të udhëhequr nga përfaqësuesi Eliot L. Engel”.
Ai kryesoi seancën e parë dëgjimore në Dhomën e Përfaqësuesve kushtuar vetëm Kosovës në vitin 1994 dhe punoi pa pushim me kolegët për të shtyrë administratën Clinton drejt veprimeve më të forta kundër spastrimit etnik.
Gjatë Luftës së Kosovës në vitin 1999, Engel kërkoi ndërhyrje, duke përfshirë një zonë ndalim-fluturimi, për të ndaluar mizoritë.
Pas konfliktit, ai vazhdoi punën e tij, duke u bërë një mbështetës kryesor i deklaratës së pavarësisë së Kosovës në vitin 2008.
Si themelues dhe bashkëkryetar i Kaukusit të Çështjeve Shqiptare të Kongresit, ai i mbajti shqetësimet e shqiptarëve – të drejtat e njeriut, demokracinë, integrimin në NATO për Shqipërinë dhe drejtësinë për viktimat si vëllezërit Bytyqi – në ballë të politikës amerikane.
Kosova, Shqipëria, trevat tjera dhe diaspora iu përgjigjën me mirënjohje të thellë.
Një rrugë kryesore në Pejë u quajt Bulevardi i Kongresmenit Eliot Engel. Një pjesë e autostradës midis Gjakovës dhe Shqipërisë mban emrin e tij.
Kosova madje lëshoi një pullë postare me imazhin e tij. Këto nderime pasqyrojnë më shumë sesa thjesht protokoll ato simbolizojnë një lidhje të farkëtuar në kohë të vështira.
Trashëgimia e Engelit shtrihet përtej politikës.
Ai e vizitoi rajonin disa herë, duke përfshirë hapjen e zyrës së parë të SHBA-së në Prishtinë në vitin 1996 dhe prerjen e shiritit në Ambasadën e re të SHBA-së vite më vonë.
Sot, ndërsa shqiptarët reflektojnë mbi ndarjen e tij nga jeta, lind natyrshëm një pyetje: Kush do ta çojë përpara këtë miqësi të palëkundur në Kongres?
Kombi shqiptar do ta kujtojë përgjithmonë Eliot Engel me mirënjohje. Le të frymëzojë kujtimi i tij brezat e ardhshëm për të ndërtuar mbi urën e miqësisë që ai ndihmoi të ndërtohej midis Amerikës dhe popullit shqiptar. Pusho në paqe, mik i dashur.
Më poshtë intervista e veçantë e dhënë për INA e publikuar në vitin 2014 që lidhet edhe aktualitetin sot.
Intervistoi: Beqir Sina/INA
Intervistë e posaçme për INA, me ligjvenësin demokrat nga Nju Jorku Eliot Engel, bashkëkryetar i Grupit për Çështjet Shqiptare në Kongresin amerikan.
INA: Si një mik i të gjithë popullit shqiptar, çfarë mendoni se për momentin janë sfidat më të mëdha për të ardhmen e institucioneve të Kosovës?
Engel: Duke pasur parasysh atë se ku Kosova ishte vetëm një dekadë më parë, unë besoj se progresi i saj është i dalluar. Por edhe me gjithë arritjet e saj – prapë për Kosovën mbeten sfida të tilla si : papunësia e cila është ende e lartë, korrupsioni mbetet një shqetësim, tjetër, dhe rritja e besimit ndëretnik dhe bashkëpunimi ka nevojë të përmirësohet. Duke vazhduar për të normalizuar marrëdhëniet mes Kosovës dhe Serbisë, e cila sipas meje është kyç për zhvillimin e të dy vendeve, si dhe për stabilitetin më të gjerë rajonal. Kosova duhet të forcojë përpjekjet e saj për të integruar serbët dhe minoritetet e tjera. Së fundi, Kosova duhet të vazhdojë punën e saj për të konsoliduar demokracinë e saj dhe sigurinë për të integruar plotësisht në institucionet Euro-Atlantike.
INA: Cili është angazhimi i SHBA-ve në këto zgjedhje? Pse SHBA nuk dërgojë në Kosovë, një grup vëzhguesish për të monitoruar zgjedhjet këtë herë?
Engel: Shtetet e Bashkuara mbeten edhe më tej – tejet të angazhuar në mënyrë aktive dhe po i ndjekin zhvillimet nga afër. Ambasada e SHBA, në Prishtinë, ka organizuar disa ekipe të vëzhgimit për të ndihmuar në monitorimin e zgjedhjeve.
INA: Qëndrimi politik amerikan ndaj zhvillimeve në Kosovë, ka rëndësi të madhe. Ju lutem komentoni diçka mbi marrëdhëniet SHBA-Kosovë?
Engel: Marrëdhëniet SHBA-Kosovë – jan nga më të mirat, dhe në Kosovë shqiptarët janë të bindur se Prishtina ka një mik dhe aleat që jan Shtetet e Bashkuara. Unë jam i bindur se SHBA do të vazhdojë të qëndrojnë me Kosovën në demokrazimin e mëtejshëm të saj, zhvillimin dhe lulëzimin, e saj- gjithnjë, e më e integruar me strukturat Euro-Atlantike.
INA: Kohëve të fundit ka pasur zhvillime në Kosovës – disa “probleme” u zgjodhën, disa kanë mbetur për t’u zgjidhur – siç ishte çështja e këmbëngulësisë e disa subjekteve politike në respektimin e kushtetutës rreth ulëseve të rezervuara për pakica. Në anën tjetër, patëm qëndrimin e disa grupeve të pakicave që nuk deshën ta mbështesin Ligjin për Forcën e Armatosur të Kosovës. Cili ësht komenti juaj për këto ?
Engel: Me duhet të them me këtë rast se çështja e vendeve të rezervuara për minoritetet, është një çështje që i përket popullit të Kosovës dhe qeveria dhe parlamenti, është për të punuar për zgjidhjen e këtij problemi. Sa për forcat e armatosura, Kosova, është një vend sovran dhe i pavarur dhe ka të drejtën e saj për të krijuar një forcë të saj ushtarake si çdo vend tjetër Europian. Kjo është edhe shpresa ime se pas zgjedhjeve Kuvendi i ri që do të dalë nga ato zgjedhje do të miratojë krijimin e një force ushtarake.
INA: Është thënë vazhdimisht nga ndërkombëtarët, se Serbia dhe Kosova duhet të shkojnë së bashku në Evropë; megjithatë, siç shihet Serbia është më afër anëtarësimit në BE dhe Kosova ende nuk është duke parë e “dritën e gjelbërt” nga BE-ja ? qysh me liberalizmin e vizave….!
Engel: Unë mendojë se anëtarësimi në BE dhe NATO, pra ajo që ne e quajmë shpesh her integrimi Euro – Atlantik, nuk janë të lirë – “are not free”. Kosova dhe Serbia do të duhet të bëjnë një punë edhe më të madhe për të përmbushur kërkesat e të dy institucioneve kyçe. Nuk duhet që të jetë një situatë ku Serbia mund të hyjë në BE dhe më pas të bllokojë anëtarësimin e Kosovës. Unë besoj se ajo duhet të jetë kusht i pranimit të Serbisë, që të njohë një Kosovë të pavarur. Dhe ndërsa ajo është thellësisht e padrejtë, rruga e Kosovës do të vazhdoje te jete e “tatëpjetë”, për shkak të kundërshtimit nga shtetet anëtare të cilat nuk janë diskonstruktive dhe ende refuzojnë të njohin Prishtinën . Por unë kam besim se Kosova, me punën e saj të vazhdueshme madhe dhe mbështetjen e saj në rritje, me sukses ka për të përmbushur kërkesat për të dy institucionet Euro- Atlantike, në BE dhe NATO.
INA: Kongresmen Engel ju faleminderit për kohën që morët për të na dhënë këtë intervistë, dhe tash në fund a do të dëshironit të jepni një mesazh për lexuesit tanë ?
Engel: Unë do të doja të them se jam me të vërtet i suprizuar nga përparimi i pabesueshëm që Kosova, ka bërë prej se kur ajo shpalli pavarësinë e saj nga Serbia në vitin 2008. Megjithatë, unë e di se ka sfida të shumta përpara dhe probleme për të kapërcyer, por Shtetet e Bashkuara kane qëndruar pranë Kosovës, dhe do qëndrojnë, sepse populli kosovar ka triumfuar gjithnjë mbi vështirësi të pabesueshme. Unë pres që të shohim në të ardhmen që partneriteti ynë të vazhdojë të lulëzojë që Kosova të ndërtojë një demokraci të begatë dhe të sigurt brenda një Evropë të Bashkuar, e lirë dhe në paqe. (B.S/INA)