Kuvendi me një minutë heshtje në nderim të intelektualit Ukshin Hoti
Kuvendi i Kosovës ka nisur sot punimet e seancës me një minutë heshtje në nderim të intelektualit Ukshin Hoti, në ditën kur janë bërë 25 vjet nga zhdukja e tij. Më 16 maj 1999 në rrethana ende të pandriçuara është zhdukur Ukshin Hoti. Për aktivitetin e tij atdhetar ishte arrestuar disa herë nga regjimi serb […]
Kuvendi i Kosovës ka nisur sot punimet e seancës me një minutë heshtje në nderim të intelektualit Ukshin Hoti, në ditën kur janë bërë 25 vjet nga zhdukja e tij.
Më 16 maj 1999 në rrethana ende të pandriçuara është zhdukur Ukshin Hoti.
Për aktivitetin e tij atdhetar ishte arrestuar disa herë nga regjimi serb i Millosheviqit.
Për herë të fundit ishte arrestuar më 1994 nga policia serbe me akuzën e ushtrimit të veprimtarisë armiqësore kundër Jugosllavisë dhe pjesëmarrjen e tij në lëvizjen për Republikën e Kosovës, me ç’rast ishte dënuar me 5 vjet burg.
Më 16 maj 1999 pas lirimit dhe pas daljes nga qelia e burgut të Dubravës, zhduket nga polica serbe pa lënë gjurmë.