​Kuvendi sot vendos për FSK-në në Gaza

Deputetët e Kuvendit të Kosovës do të mblidhen sot në seancën e radhës. Të zgjedhurit e popullit do të shqyrtojnë Projektligjin për byronë për konfiskimin e pasurisë së pajustifueshme, si dhe dërgimin e FSK-së në Gaza. Seanca nis në orën 10:00. Rendi i ditës 1. Miratimi i procesverbalit nga seanca e mëparshme, 2. Deklarimet jashtë […]

Prill 17, 2026 - 10:30
​Kuvendi sot vendos për FSK-në në Gaza

Deputetët e Kuvendit të Kosovës do të mblidhen sot në seancën e radhës.

Të zgjedhurit e popullit do të shqyrtojnë Projektligjin për byronë për konfiskimin e pasurisë së pajustifueshme, si dhe dërgimin e FSK-së në Gaza.

Seanca nis në orën 10:00.

Rendi i ditës

1. Miratimi i procesverbalit nga seanca e mëparshme,

2. Deklarimet jashtë rendit të ditës,

3. Pyetjet parlamentare,

4. Shqyrtimi i parë i Projektligjit nr.10/L-019 për Byronë Shtetërore për Verifikimin dhe Konfiskimin e Pasurisë së Pajustifikueshme,

5. Shqyrtimi i Vendimit të Qeverisë se Republikës se Kosovës nr.07/07, dt.30.03.2026 për dërgimin e Forcës së Sigurisë së Kosovës jashtë vendit, si pjesë e Forcës Ndërkombëtare Stabilizuese në Gaza,

6. Propozimi i dy (2) kandidatëve për gjyqtarë në Gjykatën Kushtetuese të Republikës së Kosovës.