Kuvendi studentor i UKM-së ka dorëzuar iniciativë për futjen e kualifikimit shtesë pedagogjik të detyrueshëm për stafin mësimdhënës

Kuvendi studentor universitar e Universitetit “Shën Kirili dhe Metodi” në Shkup (KSU UKM) ka dorëzuar iniciativën për vendosjen e kualifikimit shtesë të detyrueshëm pedagogjik për të gjithë asistentët aktualë dhe të ardhshëm, docentët, profesorët me kohë të pjesshme dhe të rregullt në institucionet e arsimit të lartë, transmeton Portalb.mk. Nga atje thonë se një iniciativë […]

Jan 2, 2025 - 20:00
 0  6
Kuvendi studentor i UKM-së ka dorëzuar iniciativë për futjen e kualifikimit shtesë pedagogjik të detyrueshëm për stafin mësimdhënës
Nxënës, matura shtetërore, maturantë. Foto: Meta.mk

Kuvendi studentor universitar e Universitetit “Shën Kirili dhe Metodi” në Shkup (KSU UKM) ka dorëzuar iniciativën për vendosjen e kualifikimit shtesë të detyrueshëm pedagogjik për të gjithë asistentët aktualë dhe të ardhshëm, docentët, profesorët me kohë të pjesshme dhe të rregullt në institucionet e arsimit të lartë, transmeton Portalb.mk.

Nga atje thonë se një iniciativë e tillë ka për qëllim përmirësimin e cilësisë së procesit mësimor dhe përmirësimin e rezultateve arsimore të nxënësve.

“Në arsimin fillor dhe të mesëm, sipas Ligjit për mësimdhënësit dhe bashkëpunëtorët profesional në arsimin fillor dhe të mesëm, mësimdhënësit pa përgatitje pedagogjike-psikologjike dhe metodologjike janë të obliguar ta kryejnë atë para marrjes së licencës për punë. Besojmë se kjo praktikë duhet të shtrihet edhe në sistemin e arsimit të lartë, si plotësim i kornizave ligjore ekzistuese”, thonë nga KSU UKM.

Kuvendi studentor propozon futjen e kualifikimit shtesë pedagogjik-psikologjik dhe metodologjik të detyrueshëm për të gjithë mësuesit aktualë dhe të ardhshëm të institucioneve të arsimit të lartë, si dhe që kualifikimi plotësues të kryhet nëpërmjet programeve të akredituara në bashkëpunim me Ministrinë e Arsimit dhe Shkencës (MASH) dhe Byronë për Zhvillimin e Arsimit (BZHA).

Ata gjithashtu kërkojnë që të bëhen ndryshime dhe plotësime në Ligjin për Arsimin e Lartë, duke shtuar një nen të ri që do të rregullojë këtë detyrim, të ngjashëm me atë që rregullohet në Ligjin për arsimtarët dhe bashkëpunëtorët profesional.

Me këtë, KSU UKM pret rritje të profesionalizmit të stafit mësimdhënës, përgatitje më të mirë të studentëve për tregun e punës dhe përmirësim të reputacionit ndërkombëtar të fakulteteve të Maqedonisë së Veriut.

Kërkesa e asamblesë studentore i është dërguar Ministrisë së Arsimit, BZHA-së dhe institucioneve të arsimit të lartë.