Ky është mërgimtari që vdiq në Valbonë, erdhi për pushime nga Gjermania
Pas më shumë se 24-orësh intervenim, Ekipet e Kërkim – Shpëtimit kanë arritur të tërheqin trupin e pajetë të një kosovari, i cili kishte rënë nga një lartësi në zonën e Luginës së Valbonës, gjegjësisht te vendi i quajtur “Maja e Thatë”. Mësohet se personi i cili humbi jetën tragjikisht atje është Liridon Azemi, mërgimtar […]
Pas më shumë se 24-orësh intervenim, Ekipet e Kërkim – Shpëtimit kanë arritur të tërheqin trupin e pajetë të një kosovari, i cili kishte rënë nga një lartësi në zonën e Luginës së Valbonës, gjegjësisht te vendi i quajtur “Maja e Thatë”.
Mësohet se personi i cili humbi jetën tragjikisht atje është Liridon Azemi, mërgimtar nga Podujeva.
Shërbimi i Kërkim-Shpëtimit Malor i Kosovës e ka fajësuar shtetin shqiptar se nuk ka ofruar një helikopter.
Për këtë shkak ShKShMK thotë se tërheqja e viktimës u vonua dhe se “evakuimi i bjeshkatarëve të ngujuar në faqen shkëmbore të majës së Thatë ka zgjatur gjatë tërë natës”.