Kylie Jenner mahnit me një veshje rozë sportive, ndërsa tregon linjat e saj perfekte
Kylie Jenner ndezi Instagramin të shtunën me një set sportiv rozë, duke treguar barkun e saj të tonifikuar. Ylli 27-vjeçar i realitetit, e veshur me një sytjena sportive dhe tuta të kombinuara, kompletoi pamjen me flokë të gjatë në onde të lira dhe grim natyral. “Ngjyra e preferuar + seti i preferuar @alo”, shkroi ajo […]
Kylie Jenner ndezi Instagramin të shtunën me një set sportiv rozë, duke treguar barkun e saj të tonifikuar.
Ylli 27-vjeçar i realitetit, e veshur me një sytjena sportive dhe tuta të kombinuara, kompletoi pamjen me flokë të gjatë në onde të lira dhe grim natyral.
“Ngjyra e preferuar + seti i preferuar @alo”, shkroi ajo në mbishkrimin e fotografisë, ku mori komente admiruese nga ndjekësit dhe miqtë e saj, shkruan DailyMail.
Përveçse është një ikonë stili, Kylie është gjithashtu një nga influenceret më të paguara të vitit 2024.
Sipas LinkedIn, ajo renditet e katërta në listën e personazheve me më shumë fitime nga postimet, duke arkëtuar rreth 2.38 milionë dollarë për secilën prej tyre. Lista kryesohet nga Cristiano Ronaldo, Lionel Messi dhe Selena Gomez.
Kylie e ka ndërtuar perandorinë e saj të biznesit duke nisur me ‘Kylie Cosmetics’ në 2015, e ndjekur nga ‘Kylie Skin’, marka e kujdesit për lëkurën.
Në vitin 2023, ajo debutoi me linjën e veshjeve ‘KHY’, ndërsa këtë vit prezantoi pijet alkoolike Sprinter.
Përmes ‘Calabasas Beverage Company’, ajo dhe motra e saj, Kendall Jenner, po zgjerojnë më tej ndikimin e tyre në industrinë e pijeve, duke ndërtuar një rrjet të fuqishëm shpërndarjeje.
Nga moda te biznesi, Kylie Jenner vazhdon të dominojë si një ndër emrat më me ndikim në industrinë e argëtimit dhe sipërmarrjes.