Lagja e Romëve në Tetovë, në varfëri dhe pa kushte elementare të jetesës

Lagja e Romëve në Tetovë me vite e vite të tëra është lënë në harresë nga ana e autoriteteve. Qytetarët në këtë pjesë jetojnë në varfëri dhe në kushte infrastrukturore shumë të këqija, shkruan Portalb.mk.  Banorët e kësaj pjese thonë se nevoja më e madhe që e kanë është rregullimi i kanalizimit pasi vjen erë […]

shkurt 22, 2025 - 16:00
 0  8
Lagja e Romëve në Tetovë, në varfëri dhe pa kushte elementare të jetesës
Lagja e Romëve në Tetovë. Foto: Komuna e Tetovës

Lagja e Romëve në Tetovë me vite e vite të tëra është lënë në harresë nga ana e autoriteteve. Qytetarët në këtë pjesë jetojnë në varfëri dhe në kushte infrastrukturore shumë të këqija, shkruan Portalb.mk

Banorët e kësaj pjese thonë se nevoja më e madhe që e kanë është rregullimi i kanalizimit pasi vjen erë e keqe nga ujërat e zeza që rrjedhin në lagje si dhe pastrimi i deponisë që ndodhet në afërsi, për të cilën Portalb-i me vite ka raportuar. 

“Kërkesë ne kemi për rrugën të na bëhet me begatona. Dritat t’i rregullojnë dhe kanalizimin. Atë deponinë kërkojmë që e kemi pas ta heqin. Këto i kemi më shumë të rëndësishme. Kanalizimi dhe begatonkat janë me rëndësi, se deri këtu i kemi, por edhe dritat na vijnë. Tridhjetë e tre shtëpi jemi, më shumë se 500 banorë jemi këtu. Politikanët vijnë kanë ardhur vetëm para zgjedhjeve na premtojnë na rrejnë dhe asgjë, para zgjedhjeve thoshin po dhe pas zgjedhjeve iknin”, tha qytetari Daim Krasniqi. 

Lagja e Romëve në Tetovë. Foto: Komuna e Tetovës
Lagja e Romëve në Tetovë. Foto: Komuna e Tetovës

Kryetari i Komunës së Tetovës Bilall Kasami tha se pas ndërprerjes së ndihmës nga USAID-i, rregullimi i rrugës, dritave dhe kanalizimit do të bëhet me fonde nga komuna dhe qeveria.

“Fatkeqësisht pas zhvillimeve të fundit në politikën amerikanë sa i përket USAID-it, ne do duhet vetë si pushtet lokal ti sigurojmë këto fonde për këtë dhe projekte të tjera, sepse ky ka qenë projekt që duhej të përkrahet nga USAID, andaj dhe e pamë të arsyeshme sot që të dalim këtu dhe të shohim çka është më urgjente për të përmirësuar jetën e këtyre banorëve”, tha Bilall Kasami. 

Në këtë lagje jetojnë mbi 500 banorë dhe mbi 30 familje.