Lajmërohet Artan Hajrizi: Jam në Gjermani, m’i vodhën dokumentet
Artan Hajrizi, ka mohuar të ketë pasur dorë në vrasjen e një polici në Serbi. Ai për Dukagjinin ka thënë se gjendet në Gjermani, derisa ka pretenduar se i janë vjedhur dokumentet identifikuese. “Jam në policinë e Gjermanisë në Honiver i kam lajmëru që mi kanë vjedh dokumentet e janë ecë”, ka thënë Artan Hajrizi. […]
Artan Hajrizi, ka mohuar të ketë pasur dorë në vrasjen e një polici në Serbi.
Ai për Dukagjinin ka thënë se gjendet në Gjermani, derisa ka pretenduar se i janë vjedhur dokumentet identifikuese.
“Jam në policinë e Gjermanisë në Honiver i kam lajmëru që mi kanë vjedh dokumentet e janë ecë”, ka thënë Artan Hajrizi.
Artan Hajrizi i cili po kërkohet nga autoritetet e Serbisë për vrasjen e policit serb, tha se vëllai i tij Faton Hajrizi, ka qëndruar te ai dhe ia ka marrë dokumentet.
“Dokumentet mi ka marrë se kuletën e la në tavolinë në korridor me çelësa me krejt e vëllai ka ndejtë te unë”, tha ai.