LD zgjedh Muhamed Elmazin për kryetar dege në Saraj: Po ndërtojmë një alternativë të fuqishme!

Lëvizja Demokratike ka njoftuar se kanë themeluar degën e kësaj partie në Saraj. “Në një atmosferë mbresëlënëse, me pjesëmarrje të gjerë të strukturave dhe mbështetësve, për kryetar të kësaj dege të rëndësishme u zgjodh Muhamed Elmazi, drejtori ekzekutiv i Nomagas, një figurë e dëshmuar me përvojë dhe kapacitet për ta çuar përpara vizionin e Lëvizjes […]

shkurt 16, 2025 - 23:00
 0  5
LD zgjedh Muhamed Elmazin për kryetar dege në Saraj: Po ndërtojmë një alternativë të fuqishme!

Lëvizja Demokratike ka njoftuar se kanë themeluar degën e kësaj partie në Saraj.
“Në një atmosferë mbresëlënëse, me pjesëmarrje të gjerë të strukturave dhe mbështetësve, për kryetar të kësaj dege të rëndësishme u zgjodh Muhamed Elmazi, drejtori ekzekutiv i Nomagas, një figurë e dëshmuar me përvojë dhe kapacitet për ta çuar përpara vizionin e Lëvizjes Demokratike.
Ky subjekt politik po konsolidohet si forca e re e shqiptarëve, duke u shtrirë fuqishëm në çdo lagje, qytet dhe komunë. Me një program të qartë dhe një ekip të përkushtuar, Lëvizja Demokratike është garancia e ndryshimit dhe një qeverisjeje të ndershme e transparente.
Saraji është dëshmi e kësaj rritjeje! Me këtë strukturim, bëhet e qartë se Lëvizja Demokratike po ndërton një alternativë të fuqishme, gati për të sjellë ndryshimin që qytetarët presin dhe për të ndërtuar një të ardhme më të mirë për të gjithë”, thuhet në komunikatën e LD-së.