Mexhiti: BDI-së do t’i bëjmë veting në zgjedhjet lokale!
Zv.kryeministri i parë, Izet Mexhiti, e ka akuzuar Bashkimin Demokratik për Integrim se po tallet me popullin dhe anëtarësinë e vetë me vetingun e paralajmëruar, pasi sipas tij, një proces të tillë nuk mund të ndodh brenda partisë, siç paralajmëron BDI-ja, por ai duhet të zbatohet nga institucionet e pavarura shtetërore, shkruan gazeta LAJM. Mexhiti […]

Zv.kryeministri i parë, Izet Mexhiti, e ka akuzuar Bashkimin Demokratik për Integrim se po tallet me popullin dhe anëtarësinë e vetë me vetingun e paralajmëruar, pasi sipas tij, një proces të tillë nuk mund të ndodh brenda partisë, siç paralajmëron BDI-ja, por ai duhet të zbatohet nga institucionet e pavarura shtetërore, shkruan gazeta LAJM.
Mexhiti tha se vetingu i vertetë BDI-së do t’i ndodh në zgjedhjet lokale.
“Venting ju bëri populli shqiptar në zgjedhjet e kaluara, por vetingun e vertetë do ta ndjejnë në zgjedhjet lokale. Veting nuk i bëhet vetes, veting të bëjnë të tjerët, të bëjnë institucionet e pavarura. Pra, ata po luajnë me popullin, po tallen me anëtarësinë, ju bëjnë filma”, tha mes tjerash Mexhiti.