LDK: Kosova meriton zgjidhje reale – jo statistika të rreme, në lojëra shpërblyese online
Zëdhënësi i Lidhjes Demokratike të Kosovës (LDK), Besian Mustafa, e nisi sot konferencën për media nga selia e partisë duke theksuar rëndësinë e trashëgimisë politike të presidentit historik, Ibrahim Rugovës. “Përshëndetje nga Lidhja Demokratike e Kosovës, shtëpia e lirisë, pavarësisë, demokracisë themelet e së cilës i vendosi Ibrahim Rugova e ku zot shtëpie, dikur fizikisht


Zëdhënësi i Lidhjes Demokratike të Kosovës (LDK), Besian Mustafa, e nisi sot konferencën për media nga selia e partisë duke theksuar rëndësinë e trashëgimisë politike të presidentit historik, Ibrahim Rugovës.
“Përshëndetje nga Lidhja Demokratike e Kosovës, shtëpia e lirisë, pavarësisë, demokracisë themelet e së cilës i vendosi Ibrahim Rugova e ku zot shtëpie, dikur fizikisht e përgjithmonë shpirtërisht është Ibrahim Rugova.”
Mustafa kritikoi ashpër qeverisjen e Vetëvendosjes (VV), duke e akuzuar për dështime në katër vitet e fundit.
Lidhur me një sondazh që u publikua mbrëmë, ai shtoi se Kosova nuk mund të përparojë “përmes statistikave të rreme dhe lojërave shpërblyese online”, por kërkon lidership që fokusohet në zgjidhje konkrete.
“Asnjë mashtrim i VV-së nuk mund të fshehë dështimet e katër viteve të fundit. Kosovarët meritojnë lidership që fokusohet në zgjidhje reale, jo ne shifra të rreme të lojërave shpërblyese ne internet. E ardhmja e Kosovës është shumë e rëndësishme e nuk i meriton këto lojëra te VV-së. NDRYSHIMI PO VJEN PËR KOSOVËN!”