OSBE: Procesi i certifikimit është një hap procedurial thelbësor dhe nuk duhet të ndikohet nga politika
Edhe Misioni i OSBE-së në Kosovë ka reaguar për moscertifikimin e Listës Serbe – partisë më të madhe të serbëve në Kosovë – për zgjedhjet parlamentare të planifikuara më 9 shkurt. Në një deklaratë, OSBE-ja theksoi rolin kyç të Komisionit Qendror të Zgjedhjeve (KQZ) në promovimin e demokracisë dhe lirive politike në Kosovë, duke vlerësuar
Edhe Misioni i OSBE-së në Kosovë ka reaguar për moscertifikimin e Listës Serbe – partisë më të madhe të serbëve në Kosovë – për zgjedhjet parlamentare të planifikuara më 9 shkurt.
Në një deklaratë, OSBE-ja theksoi rolin kyç të Komisionit Qendror të Zgjedhjeve (KQZ) në promovimin e demokracisë dhe lirive politike në Kosovë, duke vlerësuar mbështetjen e vazhdueshme që ky institucion ka marrë ndër vite.
Megjithatë, Misioni shprehu shqetësim për vendimin e KQZ-së për të mos certifikuar Listën Serbe.
“Procesi i certifikimit është një çështje procedurale që mbështet zgjedhjet demokratike dhe duhet të jetë i lirë nga konsideratat politike,” thuhet në reagimin e OSBE-së.
OSBE u bëri thirrje autoriteteve të KQZ-së që të ruajnë integritetin e procesit zgjedhor, duke siguruar që veprimet e ardhshme të jenë gjithëpërfshirëse dhe në përputhje me standardet demokratike.