LDK të shtunën shënon 34 vjetorin e veprimit në Gjenevë, Abdixhiku thirrje me video: Shihemi në tubimin e madh
Kryetari i Lidhjes Demokratike të Kosovës (LDK), Lumir Abdixhiku, ka thënë se do të jetë në GJenvë më 1 qershor për një t’i mbledhur tri degët e LDK-së atje, në rastin e 34-vjetorit të veprimit në Gjenevë të Zvicrës. Ai ka thënë se tubimi do të shërbejë si bashkim i djathtë rugovist. Njëkohësisht, ai shprehi […]
Kryetari i Lidhjes Demokratike të Kosovës (LDK), Lumir Abdixhiku, ka thënë se do të jetë në GJenvë më 1 qershor për një t’i mbledhur tri degët e LDK-së atje, në rastin e 34-vjetorit të veprimit në Gjenevë të Zvicrës.
Ai ka thënë se tubimi do të shërbejë si bashkim i djathtë rugovist.
Njëkohësisht, ai shprehi sërish kritika ndaj Qeverisë Kurti, duke thënë se Kosova është e sanksionuar dhe është drejt zbrazjes së plot.
“Të dashur bashkatdhetarë, këtë vikend do të jemi sërish në Mërgatë. Me datë 1 qershor, këtë të shtunë nga ora 17:00 mblidhemi në Gjenevë, të tri degët e Lidhjes Demokratike të Kosovës kremtojnë së bashku 34 vjetorin e veprimit tonë politik. Ky tubim, kjo kremtë do të na shërbejë edhe për bashkimin e djathtë, rugovist, të çdo bashkatdhetari tanë rreth shtëpisë së vetme të demokracisë, Lidhjes Demokratike. Përbashkimi ynë i djathtë është thirrje monumentale për t’i përballuar lëvizjet populliste që na ndodhin sot në Kosovë, që vendin tonë e kanë mbyllur, sanksionuar e dërguar drejt zbrasjes së plot. Kosova, atdheu ynë ka nevojë për secilin, të djathtë, patriot, rugovist, tani. Shihemi në tubimin e madh në Gjenevë, këtë të shtunë më 1 qershor, nga ora 17:00. Mirupafshim”, ka thënë Abdixhiku.