Ledri Vula lanson këngën e re “Oj oj oj”
Reperi i njohur, Ledri Vula, ka prezantuar ditën e sotme (e mërkurë) projektin e ri muzikor. “Oj oj oj” mban titullin kënga e tij e radhës, të cilën e ka shoqëruar edhe me videoklip. Protagoniste kryesore e videos është ish-banorja e Big Brother VIP Albania 2, Dea Mishel Hoxha. Foto: Screenshot/YouTube Në klip shfaqen edhe […]

Reperi i njohur, Ledri Vula, ka prezantuar ditën e sotme (e mërkurë) projektin e ri muzikor.
“Oj oj oj” mban titullin kënga e tij e radhës, të cilën e ka shoqëruar edhe me videoklip.
Protagoniste kryesore e videos është ish-banorja e Big Brother VIP Albania 2, Dea Mishel Hoxha.

Në klip shfaqen edhe dy aktorët e famshëm: Muhamed Arifi dhe Edon Bërveniku.
Nën drejtimin e Besian Durmishit, kjo tashmë ndodhet në platformën YouTube në kanalin zyrtar të Ledrit.
Producimi vlen të ceket se u bë nga Adea Kelmendi, e cila u kujdes edhe për ngjyrat e këtij projekti.
Besohet se ky projekt do pritet mirë e do të pëlqehet nga fansat e shumtë të reperit Vula.