Lekë Dalipi: Për herë të parë shqiptarët vendosin për komunat – pa varësi nga VMRO dhe LSDM

Aktivisti qytetar dhe njëherazi këshilltari komunal nga radhët e BDI-së në Gostivar, Lekë Dalipi, ka vlerësuar si historik faktin që kandidaturat për zgjedhjet lokale të Frontit Europian dhe tashmë Kombëtar The post Lekë Dalipi: Për herë të parë shqiptarët vendosin për komunat – pa varësi nga VMRO dhe LSDM appeared first on Flaka, në çdo lajm... .

qershor 21, 2025 - 12:30
 0  5
Lekë Dalipi: Për herë të parë shqiptarët vendosin  për komunat – pa varësi nga VMRO dhe LSDM

Aktivisti qytetar dhe njëherazi këshilltari komunal nga radhët e BDI-së në Gostivar, Lekë Dalipi, ka vlerësuar si historik faktin që kandidaturat për zgjedhjet lokale të Frontit Europian dhe tashmë Kombëtar do të varen ekskluzivisht nga vota e shqiptarëve dhe komuniteteve që iu bashkuan këtij fronti.

“Për herë të parë në historinë tonë pluraliste, kandidaturat do të varen vetëm nga vullneti i shqiptarëve, pa ndikuar e as varur nga VMRO apo LSDM. Vetëm kjo është një arritje e madhe politike që meriton falënderimin për mjeshtrin e kësaj ideje, Ali Ahmeti,” – tha Dalipi.

Ai gjithashtu komentoi zhvillimet në kampin opozitar shqiptar, duke theksuar se, sipas tij, e gjithë strategjia e VLEN-it për zgjedhjet lokale varet nga ndihma që ata shpresojnë ta marrin nga VMRO-DPMNE.

“Dallimin mund ta bëni vetë,” përfundoi Dalipi, duke lënë në duart e qytetarëve gjykimin për orientimet politike të subjekteve shqiptare në prag të zgjedhjeve të ardhshme lokale. Flaka Media

The post Lekë Dalipi: Për herë të parë shqiptarët vendosin për komunat – pa varësi nga VMRO dhe LSDM appeared first on Flaka, në çdo lajm... .