Xhelili: Për dështimin e VLEN-it, fajtori kryesor dhe i vetëm është Mickoski
Analisti politik Zudi Xhelili ka reaguar ashpër ndaj, siç e cilëson ai, politikës së qëllimshme të përjashtimit të shqiptarëve nga skena politike dhe institucionale në Maqedoninë e Veriut. Sipas tij, The post Xhelili: Për dështimin e VLEN-it, fajtori kryesor dhe i vetëm është Mickoski appeared first on Flaka, në çdo lajm... .

Analisti politik Zudi Xhelili ka reaguar ashpër ndaj, siç e cilëson ai, politikës së qëllimshme të përjashtimit të shqiptarëve nga skena politike dhe institucionale në Maqedoninë e Veriut. Sipas tij, fushata për të rikthyer të ashtuquajturën “krenari maqedonase” është zhvilluar në kurriz të çdo arritjeje shqiptare ndër vite.
“Angazhimi i tyre për të rikthyer të ashtuquajturën ‘krenari maqedonase’ u bë në kurriz të çdo arritjeje shqiptare ndër vite. Kjo politikë e hapur antishqiptare nëpërkëmbi partnerët shqiptarë dhe ndikoi t’i copëtojë ata, duke i shndërruar në figura pa ndikim,” u shpreh Xhelili.
Ai shtoi se ky diskriminim nuk ka kaluar pa u vënë re nga faktorët politikë, si vendorë ashtu edhe ndërkombëtarë.
“Ky guxim për diskriminim dhe nënçmim ndaj shqiptarëve nuk kaloi pa u vënë re, ai ra në sytë e të gjithë aktorëve politikë, si vendorë ashtu edhe ndërkombëtarë,” theksoi ai.
Sipas tij, veprimet e tilla kanë prodhuar edhe kundërveprime të natyrshme dhe të domosdoshme.
“Me vendosmëri dhe guxim, Arben Taravari dhe Aleanca për Shqiptarët morën vendimin për t’ia lëshuar qeverinë Mickoskit, duke zbehur legjitimitetin e saj dhe duke bllokuar funksionimin normal të Kuvendit, veçanërisht mekanizmin e Badenterit,” deklaroi Xhelili.
Në fund, ai theksoi se historia ka treguar se nuk mund të manipulohet me një popull të tërë.
“Ja një mësim i nxjerrë: mund të manipulohet me individ, por jo me një popull. Përpjekjet e Mickoskit për të nënvlerësuar shqiptarët do të dështojnë, sepse shqiptarët nuk harrojnë as të kaluarën, as dinjitetin e tyre,” përfundoi analisti Zudi Xhelili.
The post Xhelili: Për dështimin e VLEN-it, fajtori kryesor dhe i vetëm është Mickoski appeared first on Flaka, në çdo lajm... .
