Bianca Censori po përpiqet të shpëtojë martesën me Kanye West – por disa dyshojnë për qëllimet e saj

Bianca Censori po mendon të krijojë një familje me Kanye West, duke besuar se kjo mund ta ndihmojë reperin të stabilizohet dhe të shpëtojë martesën e tyre, e cila ka qenë në krizë pas sjelljeve të tij të fundit kontroverse. Sipas burimeve të DailyMail, ajo beson se një fëmijë mund ta qetësojë West dhe ta […]

Mars 31, 2025 - 14:00
 0  4
Bianca Censori po përpiqet të shpëtojë martesën me Kanye West – por disa dyshojnë për qëllimet e saj

Bianca Censori po mendon të krijojë një familje me Kanye West, duke besuar se kjo mund ta ndihmojë reperin të stabilizohet dhe të shpëtojë martesën e tyre, e cila ka qenë në krizë pas sjelljeve të tij të fundit kontroverse.

Sipas burimeve të DailyMail, ajo beson se një fëmijë mund ta qetësojë West dhe ta ndihmojë atë të largohet nga polemikat.

Ndërkohë, West ka qenë në qendër të vëmendjes për grindjet me ish-bashkëshorten e tij, Kim Kardashian, veçanërisht për përfshirjen e vajzës së tyre, North, në projektet e tij muzikore, shkruan DailyMail.

Kjo ka shkaktuar shqetësime, me disa që e akuzojnë për shfrytëzimin e saj për famë dhe para.

Megjithatë, jo të gjithë e mbështesin idenë e Censorit për një fëmijë. Disa miq të çiftit dyshojnë se ajo mund të ketë një motiv të fshehtë – sigurimin financiar në rast të një ndarjeje të mundshme.

Duke qenë një pjesë kyçe e perandorisë së biznesit të West, Censori ka marrë role të rëndësishme në kompanitë e tij, përfshirë Yeezy dhe Oxpaha LLC.

Pavarësisht thashethemeve për ndarje, çifti po përpiqet të mbajë martesën gjallë. A do të jetë një fëmijë zgjidhja për problemet e tyre apo një strategji me një prapavijë tjetër? Koha do ta tregojë.