Kylie Jenner shfaqet joshëse në një postim në Instagram
Kylie Jenner ka tërhequr vëmendjen me një postim në Instagram, ku shfaqet me një bluzë të bardhë elegante dhe një stil flokësh retro që të kujton vitet e 90-ta. 27-vjeçarja, e njohur për perandorinë e saj të bukurisë, ka qenë në qendër të diskutimeve pas një përplasjeje me motrën e saj, Kendall Jenner, në episodin […]

Kylie Jenner ka tërhequr vëmendjen me një postim në Instagram, ku shfaqet me një bluzë të bardhë elegante dhe një stil flokësh retro që të kujton vitet e 90-ta.
27-vjeçarja, e njohur për perandorinë e saj të bukurisë, ka qenë në qendër të diskutimeve pas një përplasjeje me motrën e saj, Kendall Jenner, në episodin e fundit të serialit të tyre “The Kardashians”.
Megjithëse tensionet mes motrave u bënë virale, Kylie nuk ka treguar asnjë shenjë shqetësimi në postimin e saj të fundit, duke vijuar rutinën e saj në rrjetet sociale për 400 milionë ndjekësit e saj, shkruan DailyMail.
Në episodin e fundit të “The Kardashians”, Kendall dhe Kylie diskutuan për ngjashmëritë dhe dallimet mes tyre.
Kur Kylie u shpreh se ajo është “më e lirë” në krahasim me Kendall, motra e saj u përgjigj e habitur: “Më falni? Nuk e di nëse ishte termi i duhur…”, duke theksuar se do ta mendonte gjatë këtë deklaratë.
Ndërkohë, gjatë bisedës, Kylie shprehu dëshirën për të pasur një spin-off televiziv me Kendall, por modelja 29-vjeçare dukej më skeptike. “Çfarë do të bënim?” – pyeti Kendall, ndërsa Kylie iu përgjigj: “Gjithçka!”.
Pavarësisht popullaritetit të tyre në rrjetet sociale, Kylie ka pranuar se ndonjëherë ndihet e lodhur nga ritmi i internetit.
Në një intervistë për ELLE, ajo tha se dikur ndante çdo moment të ditës me ndjekësit e saj, por tani preferon të qëndrojë më shpesh offline. “Është rraskapitëse të mbash hapin me internetin”, pranoi ajo.
Kylie, e cila është nënë e dy fëmijëve me reperin Travis Scott, duket se po balancon më mirë jetën personale dhe karrierën, ndërkohë që marrëdhënia me Kendall mbetet në qendër të vëmendjes së fansave.