Lëvizja BESA mbajti Mbledhjen XIV të Kryesisë Qendrore. Ja vendimet
Mbrëmë në selinë e Lëvizjes BESA në Tetovë, u zhvillua mbledhja e XIV e Kryesisë Qendrore, e thirrur nga kryetari i partisë, z. Bilall Kasami. Në këtë mbledhje u shqyrtua The post Lëvizja BESA mbajti Mbledhjen XIV të Kryesisë Qendrore. Ja vendimet appeared first on Flaka, në çdo lajm... .
Mbrëmë në selinë e Lëvizjes BESA në Tetovë, u zhvillua mbledhja e XIV e Kryesisë Qendrore, e thirrur nga kryetari i partisë, z. Bilall Kasami. Në këtë mbledhje u shqyrtua dhe u diskutua në detaje roli i Lëvizjes BESA në Qeveri, me një fokus të veçantë në sfidat dhe planet për të ardhmen.
Ministrat dhe funksionarët e emëruar nga radhët e Lëvizjes BESA prezantuan raportet e tyre për punën brenda institucioneve që drejtojnë, duke evidentuar rezultatet konkrete dhe përparimet e arritura dhe ballafaqimi me të kaluarën që la pas vetes institucione të shkatëruarra dhe buxhet të harxhuar para kohe për hesape korruptive. Gjithashtu, ata parashtruan planet dhe prioritetet për vitin e ardhshëm, duke theksuar përkushtimin ndaj realizimit të projekteve me interes të lartë kombëtar eshte nje ogur i mire per shqiptaret.
Lëvizja BESA është e perkushtuar që VLEN të mbetet në krye të detyrës për të ecur përpara vendi dhe të drejtat e shqiptarëve. Vlen të theksohet qasja parimore e VLEN-it dhe qasjet manipulative të qeverisjeve të kaluara, që lanë pas vetes dështime dhe mashtrime. Në këtë frymë, partia mbetet e përkushtuar për të avancuar të drejtat e shqiptarëve dhe për të garantuar një qeverisje të drejtë, transparente dhe në interes të qytetarëve.
Një pikë kyçe e diskutimeve ishin zhvillimet e pafavorshme në drejtim të hapjes së temave ndëretnike, ato tema Lëvizja BESA dhe Koalicioni VLEN kanë arritur deri tani t’i mbrojnë dhe do të vazhdojnë t’i mbrojnë me përkushtim. Çdo temë etnike që do të hapet do të jetë koalicioni VLEN ai që do jetë gardian i tyre.
Për çdo temë apo çështje të rëndësishme që lidhet me të drejtat e shqiptarëve, Lëvizja BESA dhe Koalicioni VLEN mbeten të palëkundur dhe të përkushtuar në rolin e tyre si mbrojtës të interesave kombëtare si dhe do ta vazhdoj ende më fuqishëm luftën kundër krimit dhe korrupsionit.
The post Lëvizja BESA mbajti Mbledhjen XIV të Kryesisë Qendrore. Ja vendimet appeared first on Flaka, në çdo lajm... .