Është shpëtuar një shtetas gjerman pasi humbi në një mal në Shkup
Shtetasi gjerman i cili kishte humbur në malin e Shkupit Malësia e Karadakut është gjetur dje në një aksion të koordinuar të disa institucioneve të Maqedonisë, njofton Qendra për Menaxhimin e Krizave (QMK), transmeton Portalb.mk. Personi ka raportuar se ka humbur në shërbimin gjerman të asistencës rrugore për shkak se nuk kishte numër telefoni të […]
Shtetasi gjerman i cili kishte humbur në malin e Shkupit Malësia e Karadakut është gjetur dje në një aksion të koordinuar të disa institucioneve të Maqedonisë, njofton Qendra për Menaxhimin e Krizave (QMK), transmeton Portalb.mk.
Personi ka raportuar se ka humbur në shërbimin gjerman të asistencës rrugore për shkak se nuk kishte numër telefoni të Maqedonisë. Personi ka humbur në afërsi të fshatit Bllacë, në malin Malësia e Karadakut në drejtim të fshatit Brezë dhe Tanushë.
Me denoncimin në Lidhjen Auto-Moto Maqedoni (LAMM) se ka humbur një shtetas gjerman 70-vjeçar, i cili fliste edhe turqisht, janë dhënë edhe koordinatat e vendndodhjes së personit.
Kur burri raportoi në shërbimin gjerman të ndihmës rrugore se kishte humbur, ai gjithashtu i njoftoi se nuk kishte ngrënë për një ditë dhe se kishte frikë për jetën e tij në mal.
Pasi LAMM ka njoftuar QMK-në, kanë vendosur kontakte telefonike me stacionet policore në Mirkovc dhe Tanushë dhe i kanë njoftuar se sipas raportimeve të koordinatave të personit të humbur, është e mundur që ai të jetë në terren të paarritshëm, për çka kishte nevojë për automjet tereni për të arritur te ai.
Kërkimi për alpinistin e humbur gjerman përfundoi në orën 19:30, shtoi QMK.
Sipas informacioneve që kanë marrë, QMK thotë se i humburi ka qenë i bllokuar më parë në rrugën malore me një motor pasagjerësh “Tiguan” me targa gjermane.
Sipas informacioneve shtesë, personi ka vazhduar të lëvizë në këmbë drejt një shtëpie të cilën e ka vërejtur teksa binte errësira, e cila ishte rreth 15 kilometra larg tij. Por ai nuk e arriti atë dhe humbi, dhe më pas raportoi në shërbimin gjerman të ndihmës rrugore.