Ligji për masa restrektive/ BDI: Cilët oligarkë po mbrohen? Përse Qeveria bllokon miratimin e ligjit?
Cilët oligarkë po mbrohen? Përse Qeveria refuzon ta miratojë Ligjin për Masa Restriktive, që parandalon që personat e sanksionuar nga SHBA-të dhe BE-ja të kenë qasje në jetën politike dhe resurset publike? Këto pyetje shtrohen nga BDI-ja, të cilët thonë se ky ligj nuk është zgjedhje por domosdoshmëri. “Refuzimi ose zvarritja e miratimit të këtij […]
Cilët oligarkë po mbrohen?
Përse Qeveria refuzon ta miratojë Ligjin për Masa Restriktive, që parandalon që personat e sanksionuar nga SHBA-të dhe BE-ja të kenë qasje në jetën politike dhe resurset publike?
Këto pyetje shtrohen nga BDI-ja, të cilët thonë se ky ligj nuk është zgjedhje por domosdoshmëri.
“Refuzimi ose zvarritja e miratimit të këtij ligji hap dyshime serioze për ndikime të errëta dhe mbrojtje të interesave të oligarkëve” – thuhet në reagimin e BDI-së.
Sipas integristëve opinioni kërkon përgjigje të qarta: Për kë punon Qeveria? Për qytetarët ose për sponsorët e tyre dhe oligarkët e privilegjuar?
“Masat restriktive paraqesin test për integritetin dhe vendosmërinë për të ardhme të drejtë e evropiane. Çdo anulim është paraqet akt tradhëtie ndaj qytetarëve të këtij vendi” – thuhet në reagimin e BDI-së. /tvklan.mk/