Ligji për Përfaqësim të Drejtë në fazën finale, Fetai: Uroj të gjejmë dakordim final brenda koalicionit qeveritar
Zëvendëskryeministri Arben Fetai njoftoi se janë në fazën finale të përgatitjes së ligjit për përfaqësim të drejtë dhe adekuat, raporton TV21. Ai sqaroi se kjo do të bëhet përmes një zgjidhje të dakorduar me partnerët qeveritar Vlen, VMRO DPMNE dhe Znam. Fetai theksoi se ky ligj synon të gjejë zgjidhje të cilat nuk i ofronte […]
Zëvendëskryeministri Arben Fetai njoftoi se janë në fazën finale të përgatitjes së ligjit për përfaqësim të drejtë dhe adekuat, raporton TV21. Ai sqaroi se kjo do të bëhet përmes një zgjidhje të dakorduar me partnerët qeveritar Vlen, VMRO DPMNE dhe Znam. Fetai theksoi se ky ligj synon të gjejë zgjidhje të cilat nuk i ofronte balancuesi.
“Ligji në fjalë të cilin do e diskutojmë sot në takimin e radhës të grupit punues të koalicionit qeveritar synon të ofrojë zgjidhje konkrete ligjore, mekanizma kontrolli, mekanizmi zbatimi si dhe mekanizma sanksioni aty ku nuk zbatohet i njëjti nga institucionet në fjalë. Tani për tani nuk dua të hy në detaje për sa i përket mekanizmit të ligjit vetëm se dua të njoftoj se jemi në fazën finale. Me takimin e sotëm uroj që të gjejmë dakordimin dhe konsensusin final brenda koalicionit qeveritar”, tha zëvendëskryeministri Arben Fetai.
Gjykata Kushtetuese e RMV-së më 9 tetor 2024 me shumicë votash vendosi për shfuqizimin e instrumentit Balancues, i cili deri tani ka rregulluar përfaqësimin e drejtë të komuniteteve në administratën shtetërore. Pas këtij vendimi, për punësimet në administratën publike nuk do të mbahet llogari për përkatësinë etnike.
Lënda për shfuqizimin e tij u hap pas një iniciative të dorëzuar nga përbërja e vjetër e Komisionit Shtetëror për Parandalimin e Korrupsionit (KSHPK) më 11 janar 2024, sepse me të bëhen abuzime gjatë punësimit.
Vendimi për shfuqizimin e balancuesit i përplasi partitë politike në vend. Fronti Evropian e quajt këtë vendim të motivuar politikisht dhe në kundërshtim me Marrëveshjen e Ohrit. Koalicioni VLEN nga ana tjetër tha se këtë instrument do ta zëvendësojnë me një Ligj për përfaqësim të drejtë dhe adekuat. Nga Delegacioni i BE-së në Shkup thanë se e presin zëvendësimin e “Balancuesit” duke e theksuar rëndësinë e zbatimit të vazhdueshëm të Marrëveshjes së Ohrit.
- LEXO: Minçev: Derisa nuk ka zgjidhje ligjore për “Balancuesin”, shpalljet për punë vazhdojnë në bazë të njohurive
- LEXO: Ministria e demantoi deputetin Snopçe, pasi ky i fundit e demantoi ministrin Minçev