Limani: Nis përgatitja për asfaltim në rrugën “Mara Ugrinova”

Gostivar, 16 shtator – Komuna e Gostivarit ka filluar punimet për rregullimin e trotuareve në dy rrugicat e rrugës “Mara Ugrinova”, si pjesë e fazës përgatitore para asfaltimit tërësor të… The post Limani: Nis përgatitja për asfaltim në rrugën “Mara Ugrinova” first appeared on Agjencia e Lajmeve - Zhurnal.mk.

shtator 16, 2025 - 21:00
 0
Limani: Nis përgatitja për asfaltim në rrugën “Mara Ugrinova”

Gostivar, 16 shtator – Komuna e Gostivarit ka filluar punimet për rregullimin e trotuareve në dy rrugicat e rrugës “Mara Ugrinova”, si pjesë e fazës përgatitore para asfaltimit tërësor të kësaj zone.

Kryetari i Komunës së Gostivarit, Valbon Limani, përmes një postimi në rrjetet sociale bëri të ditur se ekipet komunale tashmë janë në terren dhe kanë nisur punimet që do të përmirësojnë ndjeshëm infrastrukturën për këmbësorët.

“Para se të fillojmë me asfaltimin e plotë të rrugës, kemi nisur me rregullimin e trotuareve, për të siguruar një qasje më të sigurt dhe më të lehtë për qytetarët,” ka shkruar Limani.

Projekti është pjesë e planit të Komunës për modernizimin e infrastrukturës rrugore në disa lagje të qytetit, me qëllim krijimin e kushteve më të mira për lëvizjen e qytetarëve dhe përmirësimin e cilësisë së jetës urbane.

The post Limani: Nis përgatitja për asfaltim në rrugën “Mara Ugrinova” first appeared on Agjencia e Lajmeve - Zhurnal.mk.