Linja të reja atraktive nga Shkupi dhe Ohri, përpos Dubait, ja edhe cilat destinacione?
Nga Shkupi dhe Ohri së shpejti fluturime atraktive me aviokompanitë me buxhete të lira. Kjo u bë e ditur sot nga Ministri i Transportit, Aleksandar Nikollovski. Sipas tij fluturimet do nisin nga viti i ardhshëm. “Me krenari mund t’ju them se nga 30.03.2025, dy herë në javë do të ketë fluturim Shkup-Dubai-Shkup, me FlyDubai. Gjithashtu […] The post Linja të reja atraktive nga Shkupi dhe Ohri, përpos Dubait, ja edhe cilat destinacione? appeared first on InfoShqip.com.
Nga Shkupi dhe Ohri së shpejti fluturime atraktive me aviokompanitë me buxhete të lira.
Kjo u bë e ditur sot nga Ministri i Transportit, Aleksandar Nikollovski. Sipas tij fluturimet do nisin nga viti i ardhshëm.
“Me krenari mund t’ju them se nga 30.03.2025, dy herë në javë do të ketë fluturim Shkup-Dubai-Shkup, me FlyDubai. Gjithashtu me krenari mund të them se nga 30.06.2025, dy herë në javë do të ketë fluturim Shkup-Barcelonë-Shkup. Nga 30.06.2025 tre herë në javë do të ketë fluturim Shkup-Lion-Shkup. Tutje, nga viti i ardhshëm tre herë në javë do të ketë fluturim Shkup-Shtutgard-Shkup. Rreth Aeroportit të Ohrit, dy herë në javë do të ketë fluturim Ohër-Basel/Mulhouse-Ohër dhe për mua ndoshta lajmi më i rëndësishëm rreth Aeroportit të Ohrit, është që Turkish Airlines fillon rregullisht me fluturime nga Aeroporti i Ohrit, tashmë nga 30.03.2025, me destinacion Ohër-Stamboll-Ohër”, tha mes tjerash Nikollovski.
The post Linja të reja atraktive nga Shkupi dhe Ohri, përpos Dubait, ja edhe cilat destinacione? appeared first on InfoShqip.com.