Paqeruajtësit e RMV-së në Liban janë të sigurt pas sulmeve izraelite ndaj misionit të OKB-së atje
Paqeruajtësit e Maqedonisë së Veriut janë të padëmtuar dhe të sigurt pasi ushtria izraelite sulmoi dje pozicionet që i përdorin paqeruajtësit e Kombeve të Bashkuara në Liban, transmeton Portalb.mk. Ministria e Mbrojtjes ka konfirmuar për SDK se tre paqeruajtësit e vendit në Liban janë mirë. “Jemi në kontakt me paqeruajtësit tanë, të cilët janë të […]
Paqeruajtësit e Maqedonisë së Veriut janë të padëmtuar dhe të sigurt pasi ushtria izraelite sulmoi dje pozicionet që i përdorin paqeruajtësit e Kombeve të Bashkuara në Liban, transmeton Portalb.mk.
Ministria e Mbrojtjes ka konfirmuar për SDK se tre paqeruajtësit e vendit në Liban janë mirë.
“Jemi në kontakt me paqeruajtësit tanë, të cilët janë të stacionuar në baza të ndryshme”, tha ministria.
Forca e Brendshme e OKB-së në Liban aktualisht ka rreth 10,000 paqeruajtës nga 50 vende.
Forcat izraelite sot kryen tjetër sulm ndaj selisë së Forcave të Përkohshme të OKB-së (UNIFIL) në Libanin jugor, duke plagosur disa paqeruajtës të Sri Lankës.
Izraeli ka kryer sulme në gjithë Libanin që nga 23 shtatori kundër atyre që ai pretendon se janë objektiva të Hezbollahut, duke vrarë të paktën 1.323 njerëz, duke plagosur mbi 3.700 të tjerë dhe duke zhvendosur më shumë se 1,2 milion njerëz.