Lirohen për gjysmë denari çmimi i disa karburanteve në Maqedoni

Çmimet me pakicë të benzinës EUROSUPER BS-95, EURODIZEL (D-E V) dhe Vajit ekstra të lehtë për amvisëri (EL-1), nga mesnata do të ulen për 0,50 denarë për litër, vendosi sot Komisioni Rregullator për Energjetikë. Çmimi i benzinës EUROSUPER BS-98 nuk ndryshon. Çmimi i ri i EUROSUPER BS – 95 do të jetë 80,50 për litër, […]

gusht 5, 2024 - 20:30
 0  4
Lirohen për gjysmë denari çmimi i disa karburanteve në Maqedoni

Çmimet me pakicë të benzinës EUROSUPER BS-95, EURODIZEL (D-E V) dhe Vajit ekstra të lehtë për amvisëri (EL-1), nga mesnata do të ulen për 0,50 denarë për litër, vendosi sot Komisioni Rregullator për Energjetikë. Çmimi i benzinës EUROSUPER BS-98 nuk ndryshon.

Çmimi i ri i EUROSUPER BS – 95 do të jetë 80,50 për litër, EURODIZEL BS (D-E V) do të shitet për 72,50, ndërsa Vaji ekstra i lehtë 1 (EL-1) për 71,00 për litër.

Për 0,321 denarë lirohet Mazuti M-1 NS dhe një kilogrami do të shitet për 44,060 denarë.