Aliu: Me të rinjtë po ndërtojmë Ferizajn e gjeneratës tjetër
Kryetari i Ferizajt, Agim Aliu, ka zhvilluar një takim me të rinjtë e qytetit, duke theksuar rolin e tyre të pazëvendësueshëm në ndërtimin e të ardhmes së komunës. “Mëngjes plot energji me të rinjtë e palodhshëm, mbi supet e të cilëve, me zërin e shijen e tyre, ëndrrën që secili prej tyre ka, po ndërtojmë


Kryetari i Ferizajt, Agim Aliu, ka zhvilluar një takim me të rinjtë e qytetit, duke theksuar rolin e tyre të pazëvendësueshëm në ndërtimin e të ardhmes së komunës.
“Mëngjes plot energji me të rinjtë e palodhshëm, mbi supet e të cilëve, me zërin e shijen e tyre, ëndrrën që secili prej tyre ka, po ndërtojmë Ferizajn e Gjeneratës Tjetër!”, ka shkruar Aliu.
Ai ka shtuar se angazhimi i të rinjve është garanci për zhvillimin e Ferizajt dhe për vizionin e një qyteti modern, duke e quajtur atë “krenarinë e qytetarëve”.
