Liverpooli i shtohet garës për transferimin e Isak
Liverpool mund të përballet me një sfidë të madhe në përpjekjet për të siguruar shërbimet e sulmuesit suedez, Alexander Isak. Përveç Liverpool-it, interes për sulmuesin e talentuar kanë shfaqur edhe Chelsea dhe Arsenali, duke e bërë garën për nënshkrimin e tij edhe më të ashpër. Sipas raportimeve nga “Give Me Sport”, Newcastle United ka vendosur […]


Liverpool mund të përballet me një sfidë të madhe në përpjekjet për të siguruar shërbimet e sulmuesit suedez, Alexander Isak.
Përveç Liverpool-it, interes për sulmuesin e talentuar kanë shfaqur edhe Chelsea dhe Arsenali, duke e bërë garën për nënshkrimin e tij edhe më të ashpër.
Sipas raportimeve nga “Give Me Sport”, Newcastle United ka vendosur një çmim të lartë për 25-vjeçarin, duke kërkuar të paktën 145 milionë euro për ta lënë të largohet.
Suedezi ka treguar formë të shkëlqyer, duke shënuar gola të rëndësishëm dhe duke dëshmuar se është një nga sulmuesit më të talentuar në Premier League, ku ka shënuar 21 gola në 30 paraqitje për “Laraskat”.