LSDM akuzon për keqpërdorime në pikat pagesore

Edhe pse është kapur për keqpërdorimin e pozitës zyrtare, gjë për të cilën është shqiptuar masë disiplinore, shefi i ri i kontrollit të shërbimit të pikave pagesore në Petrovec, Millanço Mitrevski, ka marrë më shumë para nga pikat pagesore, ndërsa paratë e tepërta i ka marrë për vete. Kjo akuzë vjen nga LSDM, nga ku […]

tetor 14, 2024 - 05:00
 0  10
LSDM akuzon për keqpërdorime në pikat pagesore

Edhe pse është kapur për keqpërdorimin e pozitës zyrtare, gjë për të cilën është shqiptuar masë disiplinore, shefi i ri i kontrollit të shërbimit të pikave pagesore në Petrovec, Millanço Mitrevski, ka marrë më shumë para nga pikat pagesore, ndërsa paratë e tepërta i ka marrë për vete. Kjo akuzë vjen nga LSDM, nga ku shtojnë edhe se Mitrevski të cilin e emëroi Koce Trajanovski, drejtor i Ndërmarrjes Publike për rrugë shtetërore, nuk paguan taksë kur kalon me veturën e tij.

“Ja, në pamjen e kësaj videoje shihet automjeti që e drejton Mitrevski. Për shkak të mbrojtjes së të dhënave personale, nuk do ta publikojmë tërësisht. Më 15.08.2024 në orën 08.47 pasi u emërua, u pa me bashkëshorten e tij Beti, si e detyron të punësuarin në pikën pagesore Otovica ta lëshojë pa paguar. Kjo është praktika e shpeshtë e Mitrevskit. Menjëherë institucionet kompetente të ndërmarrin masa dhe të kontrollojnë se sa herë Mitrevski ka bërë vepra të tilla”, tha Mende llievski, këshilltar në këshillin e komunës Manastir.

Me përgjigje doli VMRO-DPMNE. Në vend të sqarimit, kishte kundërakuzë. Nga partia në pushtet thonë se LSDM-së i pengon fakti që Shërbimi i pikave pagesore ka rritje të arkëtimit të taksave prej 1,1 milionë në korrik krahasuar me vitin e kaluar.

“LSD nuk e sheh se sa është përmirësuar puna e pikave pagesore andaj e akuzojnë Koce Trajanovskin. Pastaj, LSD do që të fshehë edhe një gjë duke e akuzuar Koce Trajanovskin për shkak se para zgjedhjeve në shërbimin e pikave pagesore numri i të punësuarve është rritur për 50%, përkatësisht kanë punësuar 150 persona. Frika më e madhe e tyre është për shkak të përgjegjësisë për krimet milionëshe që i kanë bërë, duke ditur se ajo përgjegjësi po vjen”, sqarojnë nga VMRO-DPMNE.

Përndryshe, ish-kryetari i Shkupit, Koce Trajanovski në fillim të korrikut të këtij viti u emërua drejtor i Ndërmarrjes publike Rrugë shtetërore. Trajanovski e zëvendësoi Ejup Rustemin nga BDI i cili u shkarkua nga funksioni pas ndërrimit të pushtetit.