LSDM akuzon qeverinë për paaftësi dhe mosreagim të duhur pas zjarrit në deponinë në Trubarevë
Shkup, 14 shtator – LSDM akuzon qeverinë për paaftësi dhe mosreagim të duhur pas zjarrit në deponë në Trubarevë, por dhe në deponitë Drislla dhe Vardarishtë. Sipas opozitës maqedonase mbi… The post LSDM akuzon qeverinë për paaftësi dhe mosreagim të duhur pas zjarrit në deponinë në Trubarevë first appeared on Agjencia e Lajmeve - Zhurnal.mk.

Shkup, 14 shtator – LSDM akuzon qeverinë për paaftësi dhe mosreagim të duhur pas zjarrit në deponë në Trubarevë, por dhe në deponitë Drislla dhe Vardarishtë. Sipas opozitës maqedonase mbi 500 mijë qytetarë janë ekspozuar ndaj tymit helmues dhe substancave kancerogjene, ndërsa institucionet kanë dështuar të japin informacione apo masa mbrojtëse në kohë.
LSDM thotë se qytetarët po paguajnë me shëndetin e tyre neglizhencën shtetërore, ndërsa deklaratat e zyrtarëve i cilësojnë si të papërgjegjshme.
Opozita kërkon hetim të plotë dhe përgjegjësi për të gjithë ata siç thonë që kanë dështuar në mbrojtjen e jetës së qytetarëve dhe mjedisit jetësor.
“Maqedonia tashmë është një vend i rrezikshëm për të jetuar. Ajo që po ndodh është një turp për një shtet dhe një qeveri që po fundoset në kaos për shkak të paaftësisë dhe indiferencës. Mbi 500 mijë banorë të Shkupit dhe rrethinës janë në rrezik dhe në rrezik shëndetësor për shkak të tymit helmues nga zjarret në Trubarevë, Drisla dhe Vardarishtë, ndërsa qeveria fshihet pas tregimeve të trilluara për një sulm hibrid. Shkupin po e godet një katastrofë ekologjike, ndërsa një qeveri e paaftë nuk ka as kapacitetin dhe as dijen për të përballuar situatën”, tha Bogdanka Kuzevska – LSDM.
The post LSDM akuzon qeverinë për paaftësi dhe mosreagim të duhur pas zjarrit në deponinë në Trubarevë first appeared on Agjencia e Lajmeve - Zhurnal.mk.
