Një paciente është shtruar në spital pas zjarrit në Trubarevë, tre janë në trajtim shtëpiak
Shkup, 14 shtator – Katër personat që kërkuan ndihmë pas zjarrit në depon e riciklimit të mbeturinave në Trubarevë të Shkupit janë jashtë rrezikut për jetë. Një banore e Trubarevës… The post Një paciente është shtruar në spital pas zjarrit në Trubarevë, tre janë në trajtim shtëpiak first appeared on Agjencia e Lajmeve - Zhurnal.mk.

Shkup, 14 shtator – Katër personat që kërkuan ndihmë pas zjarrit në depon e riciklimit të mbeturinave në Trubarevë të Shkupit janë jashtë rrezikut për jetë. Një banore e Trubarevës është shtruar në spital në Klinikën e Toksikologjisë, ndërsa tre personat e tjerë, një pjesëtar i Armatës, drejtori i Qendrës për Menaxhim me Kriza dhe një polic, tashmë janë lëshuar për trajtim shtëpiak, informoi sot ministri i Shëndetësisë Azir Aliu.
Pacientja e shtruar në spital, e cila ka sëmundje me komorbiditete, po i nënshtrohet testeve shtesë, po trajtohet në mënyrë të përshtatshme dhe Aliu shpreson që së shpejti të lirohet në shtëpi.
Ministria e Shëndetësisë krijoi një shtab krize pas zjarrit, janë zhvilluar protokolle dhe rekomandimet e publikuara më parë nga Instituti i Shëndetit Publik (ISHP) mbeten të vlefshme.
Aliu njoftoi se Qeveria do të marrë një vendim këtë pasdite në një seancë onlajn që nxënësit e shkollave në afërsi të vendit të zjarrit të ndjekin mësimet onlajn për një javë.
Drejtoresha e IPSH-së, Marija Andonovska, njoftoi se sipas monitorimit që po bëjnë, nuk ka devijime në parametrat e rrezatimit në ajër. Analiza shtesë do të kryhen gjatë ditës, si dhe do të kontrollohet toka dhe uji në zonat e prekura, tha Andonovska.
Ajo apelon të ndiqen rekomandimet e dhëna të cilat, siç tha, janë në përputhje me të gjitha standardet botërore dhe pavarësisht se sa të thjeshta dhe të zakonshme mund të duken, nëse respektohen, veçanërisht nga qytetarët e grupeve të cenueshme, me sëmundje komorbiditete, sëmundje kronike, gratë shtatzëna dhe fëmijët, ato mund të kontribuojnë në mungesën e problemeve shëndetësore.
“IPSH nuk kryen analiza fiziko-kimike, por do të monitorojë cilësinë e ajrit, tokës dhe ujit, si dhe rrezatimin në ajër. Sipas analizave dhe njohurive tona, aktualisht nuk ka devijime nga parametrat minimalë për radioaktivitet në ajër”, tha Andonovska.
The post Një paciente është shtruar në spital pas zjarrit në Trubarevë, tre janë në trajtim shtëpiak first appeared on Agjencia e Lajmeve - Zhurnal.mk.
