LSDM: Mickoski dhe VMRO-DPMNE po mburren me projektet e LSDM-së

Reaguan nga LSDM. Mende Ilievski nga kjo parti pyeti se si ka mundësi që nga një krim historik, korridoret e Bechtel dhe Enka u bënë projekte me rëndësi historike! Ai shtoi se Mickoski dhe VMRO-DPMNE promovojnë dhe mburren me projektet e LSDM-së për korridoret, të cilat dikur i sulmonin dhe thoshin se ishin kriminale dhe […]

Nëntor 2, 2024 - 19:00
 0  7
LSDM: Mickoski dhe VMRO-DPMNE po mburren me projektet e LSDM-së

Reaguan nga LSDM. Mende Ilievski nga kjo parti pyeti se si ka mundësi që nga një krim historik, korridoret e Bechtel dhe Enka u bënë projekte me rëndësi historike! Ai shtoi se Mickoski dhe VMRO-DPMNE promovojnë dhe mburren me projektet e LSDM-së për korridoret, të cilat dikur i sulmonin dhe thoshin se ishin kriminale dhe të dëmshme.

“Sot i pamë Mickoskin dhe Nikolovskin sa krenarë janë për realizimin e projektit për rrugën Prilep-Manastir, pjesë e Korridorit 10D. Qytetarët çdo ditë shohin se si Mickoski dhe VMRO-DPMNE promovojnë dhe mburren me projektet e LSDM-së për korridoret, të cilat i sulmonin dhe thoshin se ishin kriminale dhe të dëmshme. Nga një krim historik, korridoret e Bechtel dhe Enka u bënë projekte me rëndësi historike, tunelet e verbra drejt Bullgarisë papritur filluan të shohin, dhe marrëveshjet e supozuara kriminale tani janë të mira për VMRO-DPMNE-në”, tha Mende Ilievski – LSDM.