LSDM: Nuk është normale që qeveria të blejë avion ndërsa për ilaçet në Onkologji të presë donacione, reagoi VMRO

LSDM ka reaguar për blerjen e avionit qeveritar. Nga atje thonë se Qeveria do të blejë avion me vlerë qindra milionë euro, ndërsa zgjidhja e ilaçeve në Onkologji po kërkohet përmes donacioneve. Ajo që po ndodh, shtojnë nga kjo parti nuk është thjesht normale.”Për një javë të tërë në Departamentin e Onkologjisë nuk ka medikamente […]

Jan 24, 2025 - 14:00
 0  5
LSDM: Nuk është normale që qeveria të blejë avion ndërsa për ilaçet në Onkologji të presë donacione, reagoi VMRO
Klinika Universitare për Radioterapi dhe Onkologji në Shkup. Foto: Fisnik Xhelili/Portalb.mk

LSDM ka reaguar për blerjen e avionit qeveritar. Nga atje thonë se Qeveria do të blejë avion me vlerë qindra milionë euro, ndërsa zgjidhja e ilaçeve në Onkologji po kërkohet përmes donacioneve. Ajo që po ndodh, shtojnë nga kjo parti nuk është thjesht normale.”Për një javë të tërë në Departamentin e Onkologjisë nuk ka medikamente të nevojshme vitale. Pacientët nga e gjithë Maqedonia përballen me mungesë të terapisë onkologjike, mungesë të stafit shëndetësor dhe kushte të papranueshme për trajtim”, duke i bërë thirrje Qeverisë të gjejë zgjidhje. Kanë reaguar nga VMRO-DPMNE, transmeton Portalb.mk.

“Ky kaos në shëndetësi është tregues i qartë i paaftësisë së kryeministrit Mickoski dhe ministrit Taravari për t’u marrë me nevojat e qytetarëve dhe për të përmirësuar sistemin shëndetësor. Reformat dhe përmirësimet e premtuara mbetën fjalë boshe dhe një tufë gënjeshtrash. Ndërsa qeveria e Mickoskit i shpenzon paratë e qytetarëve për luks, mobilie, aeroplanë dhe udhëtime të shtrenjta. Qeveria duhet të heqë dorë menjëherë nga shpenzimi i parave për luksin e qeveritarëve dhe t’i drejtojë ato drejt nevojave reale të popullit. I bëjmë thirrje Ministrisë së Shëndetësisë dhe Fondit të Sigurimeve Shëndetësore që urgjentisht të marrin masa për të siguruar terapinë e nevojshme për të gjithë pacientët. Kërkojmë rritje të menjëhershme të stafit shëndetësor dhe përmirësim të kushteve të Klinikës së Onkologjisë dhe Radioterapisë. Jeta e qytetarëve nuk duhet të jetë subjekt i papërgjegjësisë dhe injorancës”, thuhet në reagimin e LSDM-së.

VMRO-DPMNE në pushtet nga ana tjetër i ka bërë thirrje sot Prokurorisë Publike që të hapë hetime për mungesën e terapisë biologjike në Klinikën e Onkologjisë, me pretendimin se rasti është rezultat i keqpërdorimeve nga tregtarët me shumicë që krijojnë krizë artificiale me prokurimin e barnave.

Çdo vit të paktën dy herë, pavarësisht se kush është drejtor, terapia biologjike mbaron. Sasitë e barnave janë varfëruar dhe të rejat nuk merren si në të kaluarën në revers, sepse është e paligjshme. Në ndërkohë, pacientët lihen në mëshirë të fatit.

Nuk ka asnjë mënyrë që ata të blejnë ilaçet e tyre, edhe nëse do të ishin të gatshëm të derdhnin mijëra euro nga xhepat e tyre, me përjashtim të disa tabletave që mund t’i marrin në Serbi.

Klinika vazhdimisht përballet me një numër gjithnjë e më të madh të pacientëve, por buxhetet e planifikuara që ndahen nuk rriten proporcionalisht. Pacientët këmbëngulin që barnat biologjike të vendosen në listën pozitive të barnave menjëherë, sa më shpejt pa pritur dhe zvarritur me vite.

Në Maqedoni nuk ka një regjistër për të përcaktuar saktësisht se sa pacientë duhet të marrin një terapi të caktuar, gjë që tregon se sa i thellë është problemi me planifikimin e papërgjegjshëm.