LSDM: Personi nga VLEN që ka qenë në burg, Mickoski e bëri drejtor burgu

Partia opozitare maqedonase LSDM akuzon VMRO – DPMNE-në se po vendos në pozita udhëheqëse në burgje, persona që kanë qenë të dënuar me burg. Metodija Ilievski nga kjo parti deklaroi në konferencë për media se, me vendim të kryeministrit Hristijan Mickoski, në burgun e Idrizovës është emëruar u.d. drejtor i burgut Ibrahim Elezi nga VLEN, […]

Korrik 27, 2024 - 21:30
 0  5
LSDM: Personi nga VLEN që ka qenë në burg, Mickoski e bëri drejtor burgu
Metodija Ilievski, Foto: LSDM

Partia opozitare maqedonase LSDM akuzon VMRO – DPMNE-në se po vendos në pozita udhëheqëse në burgje, persona që kanë qenë të dënuar me burg. Metodija Ilievski nga kjo parti deklaroi në konferencë për media se, me vendim të kryeministrit Hristijan Mickoski, në burgun e Idrizovës është emëruar u.d. drejtor i burgut Ibrahim Elezi nga VLEN, transmeton Portalb.mk.

“Ibrahim Elezi u dënua dhe ka qenë 4 vite në burg, nga viti 2013 deri në vitin 2017 në Idrizovë. Vepra për të cilën u dënua ishte prodhimi dhe shitja e paautorizuar e drogës. Tani të njëjtin, Mickoski dhe VMRO-DPMNE e bëjnë drejtor të burgut INP Idrizovë, Reparti i Velesit? Kjo nuk është normale. Si është e mundur që një kriminel të jetë përgjegjës për një burg”, the Ilievski.

Më tej ai shtoi se, Emil Janeski me padi penale për “punë të pandërgjegjshme”, me vendim të Mickoskit është emëruar u.d. drejtor i burgut në Prilep.

“Janeski në vitin 2020 ka qenë drejtor i NPK “Ujësjellës dhe kanalizim” – Prilep dhe kundër tij, MPB ka ngritur kallëzim penal për “punë të papërgjegjme në detyrë” dhe dëm ndaj buxhetin të ndërmarrjes në vlerë prej 2.3 milionë euro”, theksoi ai.