LSM do të protestojë më 2 prill: Vendimi i njëanshëm për rritjen e pagës minimale në dëm të punëtorëve
Kryetari i Lidhjes së Sindikatave të Maqedonisë (LSM), Sllobodan Trendafilov, sot në një konferencë për media njoftoi se më 2 prill do të protestojnë në rrugët e Shkupit. Kjo vjen pasi të martën Qeveria miratoi informacionin se paga minimale do të rritet për 1800 denarë neto, dhe sipas LSM-së, vendimi është i kundërligjshëm, transmeton Portalb.mk. […]


Kryetari i Lidhjes së Sindikatave të Maqedonisë (LSM), Sllobodan Trendafilov, sot në një konferencë për media njoftoi se më 2 prill do të protestojnë në rrugët e Shkupit. Kjo vjen pasi të martën Qeveria miratoi informacionin se paga minimale do të rritet për 1800 denarë neto, dhe sipas LSM-së, vendimi është i kundërligjshëm, transmeton Portalb.mk.
Ai tha se vendimi i Qeverisë që në mënyrë të njëanshme të miratojë informacionin, sipas të cilit është përcaktuar paga minimale, është në dëm të punëtorëve në Maqedoni dhe mospranimi i propozimeve për shumën.
Sipas Trendafilovit, nuk ka negociata me shumicën e sindikatave të degëve të LSM-së as për nivelin e pagave në sektorin publik.
“Që nga konferenca e fundit për media janë intensifikuar sulmet ndaj LSM-së dhe sindikatave të tjera nga partitë politike dhe drejtorët e emëruar politikisht që marrin rroga nga pagesa e taksave tona. Ne i paguajmë që të luftojnë ashpër me kërcënime dhe shantazhe, shkarkime dhe shkurtime të pagave të aktivistëve tanë, për të krijuar një sindikatë tjetër përfaqësuese në dëm të punëtorëve”, tha kryetari i LSM-së në një konferencë për media dhe apeloi për mbështetje të LSM-së nga punëtorët.
Trendafilov theksoi se ata nuk janë këtu për të rrëzuar qeverinë, por për të rritur rrogat e tyre që të mund të jetojnë me dinjitet.
Qeveria vendosi që paga minimale për vitin 2025 të rritet për 2.685 denarë bruto, ose për 1.812 denarë neto. Paraprakisht sindikatat dolën me propozim për përcaktimin e pagës minimale në përputhje me ligjin, por edhe marrjen e vendimit me të cilin do të rritet paga minimale për 6.000 denarë shtesë.