“Luftë” politike nëpër rrugët e Maqedonisë

Kohëve të fundit në Shkup, Tetovë e Strugë kemi parë që mesazhe dhe pankarta të ngjashme po shpalosen edhe në pjesët kryesore të këtyre qyteteve me mesazhe politike, siç janë The post “Luftë” politike nëpër rrugët e Maqedonisë appeared first on Flaka, në çdo lajm... .

shtator 27, 2024 - 23:00
 0  5
“Luftë” politike nëpër rrugët e Maqedonisë

Kohëve të fundit në Shkup, Tetovë e Strugë kemi parë që mesazhe dhe pankarta të ngjashme po shpalosen edhe në pjesët kryesore të këtyre qyteteve me mesazhe politike, siç janë mesazhe “Qeveria donë burra”, “Mos ma prekni gjuhën dhe flamurin. Kthehu Ali Ahmeti” dhe “Burgu është për burra”. Këto janë mesazhe që grupe të caktuara njerëzish tentojnë të përçojnë deri te publiku

 Në epokën e informacionit, mesazhet politike kanë marrë forma të ndryshme, duke përfshirë përdorimin e pankartave si një mjet efektiv komunikimi. Pankartat, të cilat shpesh shfaqen në protesta, manifestime dhe ngjarje publike, kanë për qëllim të ngjallin ndërgjegjësimin, të mobilizojnë masat dhe të shprehin kërkesat e qytetarëve. Ato veprojnë si simbolikë vizuale e ideve dhe qëllimeve që grupet politike dëshirojnë të arrijnë, duke e kthyer protestën në një platformë të fuqishme për shprehjen e zërit të popullit.  Në këtë tekst, do të eksplorojmë rolin dhe ndikimin e pankartave në politikën moderne, duke analizuar se si ato kontribuojnë në formësimin e diskursit publik dhe në arritjen e objektivave të ndryshme shoqërore dhe politike. Kohëve të fundit në Shkup, Tetovë e Strugë kemi parë që mesazhe dhe pankarta të ngjashme po shpalosen edhe në pjesët kryesore të këtyre qyteteve me mesazhe politike, siç janë mesazhe “Qeveria donë burra”, “Mos ma prekni gjuhën dhe flamurin. Kthehu Ali Ahmeti” dhe “Burgu është për burra”. Këto janë mesazhe që grupe të caktuara njerëzish tentojnë të përçojnë deri te publiku.

Analisti Bardhyl Zaimi, për gazetën KOHA, ka deklaruar se zakonisht grafitet, pankartat janë forma të manifestimit dhe komunikimit subkulturor, sidomos në mjediset urbane nga të rinjtë. “Sigurisht, këto forma anonime të komunikimit, të përcjelljes së njē mesazhi i kemi parë edhe në dimensionin politik gjatë cikleve zgjedhore. Edhe pankartat më të fundit me mesazhe politike duhet kuptuar në këtë drejtim, pra në konteksin e një mesazhi politik mobilizues që vijnë nga PR e partive politike për të përligjur një moment politik, një kauzë, aq më tepër një prani politike. Për më tepër ato i drejtohen një grupi, një elektorati të caktuar për të krijuar një moment mobilizimi dhe kondicioni politik”, tha ai. Zaimi ka shtuar se në mjediset urbane, janë normale këto lloj “polemikash” në nivel grafitesh dhe pankartash, sidomos në rrafshin e politikës, gjegjësisht kauzave ideologjike.

Aktivisti Blendi Hodai për gazetën KOHA, ka deklaruar se mesazhet e përçuara nëpër rrugët tona me pankarta janë një teatralizëm i lodhur nga partitë politike, të cilat mbajnë përgjegjësi për gjithçka që u ka ndodhur shqiptarëve në vend gjatë 33 viteve të fundit. Ai ka shtuar se kjo vjen edhe nga mungesa e ideve autentike dhe ofrimit të ofertave reale për qytetarët në përmirësimin e jetës së tyre. “Problemet nuk zgjidhen me pankarta nën ura dhe mbi ura, por në institucionet ku merren vendime reale. Prapaskenat e këtyre mesazheve janë revoltë e disa individëve që kanë humbur pushtetin që dikur e kishin, ndërsa të tjerë përpiqen ta ruajnë me çdo kusht. Dhe qëllimi final i kësaj është blerja e kohës deri në zgjedhjet lokale”, ka shtuar në fund Hodai. (koha.mk)

The post “Luftë” politike nëpër rrugët e Maqedonisë appeared first on Flaka, në çdo lajm... .