Spiropali njofton ndërprerjen e mandatit të deputetit Ervin Salianji
Kryeparlamentarja Elisa Spiropali ka njoftuar në fillimin e seancës së sotme ndërprerjen e mandatit të deputetit demokrat, Ervin Salianjit. Spiropali bëri të ditur gjithashtu se për Salianjin nuk do të mblidhet Këshilli i Mandateve në Kuvend për shqyrtim pasi ka vendim të formës së prerë nga gjykata për tu dënuar me 1 vit burg. Në fjalën […]
Kryeparlamentarja Elisa Spiropali ka njoftuar në fillimin e seancës së sotme ndërprerjen e mandatit të deputetit demokrat, Ervin Salianjit.
Spiropali bëri të ditur gjithashtu se për Salianjin nuk do të mblidhet Këshilli i Mandateve në Kuvend për shqyrtim pasi ka vendim të formës së prerë nga gjykata për tu dënuar me 1 vit burg.
Në fjalën e saj, kryetarja e parlamentit tha se njoftimi duhet ti bëhet KQZ.
“Njoftoj vakancën për shkak të zbatimit penal të formë3s së prerë ndaj zotit Salianji dhe të bëhet njoftimi pranë KQZ”, tha Spiropali.