Deputetët e Partisë Demokratike pas kaosit në Kuvend: Në 7 tetor do të flasë sovrani, do të flasin qytetarët
Pas përfundimit të seancës së sotme parlamentare, deputetët e Partisë Demokratike kanë paralajmëruar para mediave se aksioni i tyre do të vijojë. Njëzëri, ata kanë bërë thirrje për pjesëmarrjen e qytetarëve në protetstën e 7 tetorit. Dhurata Çupi: Ju patë këtë pamje dhe në fakt këtë pamje e ka detyruar Edi Rama. Edi Rama ka […]
Pas përfundimit të seancës së sotme parlamentare, deputetët e Partisë Demokratike kanë paralajmëruar para mediave se aksioni i tyre do të vijojë.
Njëzëri, ata kanë bërë thirrje për pjesëmarrjen e qytetarëve në protetstën e 7 tetorit.
Dhurata Çupi: Ju patë këtë pamje dhe në fakt këtë pamje e ka detyruar Edi Rama. Edi Rama ka djegur Shqipërinë, Kushtetuten, Gjykatën Kushtetuese, Gjykatën e Lartë. Çdo pushtet, ka shitur Shqipërinë. Kështu që nuk ka asnjë llojë normaliteti me Edi Ramën kryeministër. Ditën e hënë, e gjithë opozita është në shesh, ditën e hënë në orën 18:00, do të jemi të gjithë bashkë. Të gjithë opozitën, të gjithë grupin parlamentar, Edi Rama dhe gjithë mazhoranca do ta ketë përballë që sot. Këtë pamje që patë sot do shikoni çdo të hënë dhe të enjte.
Ina Zhupa: Siç e patë ne sot simbolikisht dogjëm karriget por në fakt Edi Rama ka djegur kushtetutën ka djegur rendin kushtetues në këtë vend, ka kapur çdo pushtet dhe janë të paktën tre burgosje politike të eksponentëve që opozitës shqiptare që nga lideri Sali Berisha tek eurodeputeti Fredi Bejleri dhe tashmë tek deputeti Ervin Salianji që ju e patë vetë që vetëm sot kalo në seancë mandati i tij. Pra kanë burgosur dhe kanë çuar në burg një deputet pa ligj, thjesht me vullnetin politik e Edi Ramës, ne jemi të vendosur që të mbrojmë Kushtetutën, dhe që ti dalim për zot shqiptarëve sepse kur këto padrejtësi ju bëhen deputetëve e liderit të opozitës, shqiptarët sot janë të gjithë të rrezikuar dhe kanë nevojë për mbrojtjen e opozitës. Shqiptarët do të jenë të gjithë rrugë në Tiranë në 7 Tetor në orën 18 për të treguar që flaka do ti dalë këtij sistemi në rast se nuk respektohen liritë dhe të drejtat e njeriut dhe rendi kushtetues në Shqipëri.
Luan Baçi: Ata janë vandalët e korrupsionit. Na quajnë ne vandalë? Burgosën Ervin Salianjin. Salianji do ta vazhdojë fushatën edhe aty, bashkë me ne, ne nuk do të ndalojmë. Kjo ka filluar në 30 dhjetor 2023 me arrestimin e Sali Berishës. Që atë ditë duhet të kishim ndezur zjarr të gjithë vendin. Sot, arrestuan një deputet të PD, nënkryetarin e grupit parlamentar për fjalën e lirë, pse denoncoi një trafikant droge. Nga denoncimi i Ervin Salianjit trafikanti i drogës shkoi në burg në Romë me këmbët e tij. I vendosin emrin kallëzim të rremë, gjyqësor i Edi Ramës. Në 7 tetor do të flasë sovrani, nuk ka fjalime, do të flasin qytetarët.
Asllan Dogjani: Rama tregoi se ka kapur sistemin e drejtësisë, ka në dorë grupet kriminale. Qytetarët duhet të marrin në dorë fatin e tyre dhe të rrëzojmë Ramën që vjedh e të gjitha mënyrat. Nga sot nuk do të ketë më normalitet në seanca plenare, na ka shpallur luftë sepse mban nën arrest Berishën, Salianji është pas hekurave.