Luiz Ejlli dhe Çelik Lipa vijnë me “Dashuri e vërtetë”
Luiz Ejlli dhe Çelik Lipa janë bërë bashkë sërish për një tjetër projekt muzikor. “Dashuri e vërtetë” titullohet kënga, e cila vjen e shoqëruar edhe me videoklip. Teksti është shkruar nga Ghulo me melodi nga Kushtrim Kelani. Foto: Screenshot/YouTube Producimi u bë në studion e SBS Entertainment. Për videon u përkujdes Valon Aziri, e cila […]

Luiz Ejlli dhe Çelik Lipa janë bërë bashkë sërish për një tjetër projekt muzikor.
“Dashuri e vërtetë” titullohet kënga, e cila vjen e shoqëruar edhe me videoklip.
Teksti është shkruar nga Ghulo me melodi nga Kushtrim Kelani.
Producimi u bë në studion e SBS Entertainment.
Për videon u përkujdes Valon Aziri, e cila tani edhe ndodhet në platformën YouTube.
Luizi shquhet për vokalin e veçantë dhe në këtë baladë vjen me intepretim të mahnitshëm.
Ai ka disa muaj që i është bashkuar kompanisë muzikore, SBS Entertainment.