Luizi “nuk përmbahet” pas ndryshimit të flokëve të Kiarës
Moderatorja e njohur, Kiara Tito, ka vendosur të bëjë një ndryshim në flokë për sezonin e ri të spektaklit “Portokalli”. Përmes një postimi në Instagram, ajo zbuloi se ka çelur ngjyrën e flokëve, duke sjellë një look më të freskët e plot stil. Ky detaj i vogël nuk kaloi pa u vënë re nga ndjekësit, […]

Moderatorja e njohur, Kiara Tito, ka vendosur të bëjë një ndryshim në flokë për sezonin e ri të spektaklit “Portokalli”.
Përmes një postimi në Instagram, ajo zbuloi se ka çelur ngjyrën e flokëve, duke sjellë një look më të freskët e plot stil.
Ky detaj i vogël nuk kaloi pa u vënë re nga ndjekësit, të cilët menjëherë kërkuan reagimin e partnerit të saj, Luiz Ejlli.
Kiara u kujdes të mos i linte pa përgjigje, duke publikuar një video ku shfaqej këngëtari.
Fillimisht, Luizi nuk e vuri re ndryshimin, por në një video të dytë reagoi me humorin e tij karakteristik:
“Për të kuptuar ndryshimin e pamjes së partneres, mjafton të shohësh faturën në llogarinë bankare,” – tha ai duke shkaktuar të qeshura mes fansave.
